Pengesa me të cilën përballen më së shumti gratë në punë nuk është gjinia, por mosha

Life style

Pengesa me të cilën përballen më së shumti gratë në punë nuk është gjinia, por mosha

Më: 11 dhjetor 2020 Në ora: 15:59
Foto Ilustrim

Statistikat përsëriten shpesh se si gratë fitojnë 80 centë në raport me 1 dollar që bëjnë burrat, që ato bëjnë 2.6 herë më shumë punë të papaguar se burrat, një linjë që nëse vazhdon e tillë ka gjasa që barazia e shumë kërkuar ekonomike të mos arrihet edhe për 208 vjet të tjerë.

Sipas një studimi të kryer nga Riveter, së bashku me partnerët Xerox dhe YouGov, pas anketimit të rreth 1500 grave të gjinive, racave, moshave e profesioneve të ndryshme rezultoi se 58% e tyre mendojnë se “identiteti i tyre dhe/ose atributet fizike ndikojnë në përvojat e tyre në punë”.

Dhe nga të gjithë faktorët e identitetit, mosha ishte përgjigjja më dominuese mes të anketuarave sipas të cilave ajo luan një rol më të madh sesa gjinia në vendin e punës.

Sigurisht, mosha është vetëm një faktor i identitetit të një personi, dhe është e vështirë t’i atribuohet paragjykimeve që gratë përjetojnë në punë. “Raca, mosha, lloji i trupit dhe identitetet e tjera nuk mund të ndahen nga gjinia,” thuhet në raport. “Gjinia bashkon gratë, por është vetëm një nga shumë faktorë.” 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat