Ky gabim që bëni në mëngjes iu pengon të bini nga pesha

Life style

Ky gabim që bëni në mëngjes iu pengon të bini nga pesha

Më: 12 dhjetor 2020 Në ora: 20:10
Foto ilustrim

Është pak e vështirë që të heqësh kilet e tepërta, dhe diçka e tillë kërkon mund dhe sakrificë.

Mëngjesi ka një rol të rëndësishëm në këtë drejtim, dhe të cilin ju nuk duhet ta neglizhoni.

Në fakt, ekspertët e shëndetit thonë se shmangia e vaktit të mëngjesit është një nga gabimet më të zakonshme që i bëjmë metabolizmit dhe kjo është arsyeja, me shumë gjasa, që nuk arrin nga dieta atë që pret.

“Shmangia e mëngjesit është një nga gjërat më të këqija që bëni nëse doni të bini nga pesha, sepse kjo e bën metabolizmin të punojë më ngadalë. Nëse nuk ha, truri i dërgon një mesazh pjesës tjetër të trupit të ruajë energjinë, duke e sinjalizuar atë të mbajë yndyrën që po përpiqeni ta zhdukni”, tha Jenny Sugar, dietologe.

Sipassaj, mëngjesi është vakti më i rëndësishëm i ditës dhe ju jep energji për të qëndruar të ngopur dhe të përqendruar.

Pra, nëse nuk ha mëngjes nuk mund të biesh nga pesha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat