Ja si të kujdeseni për flokët tuaj

Life style

Ja si të kujdeseni për flokët tuaj

Më: 13 dhjetor 2020 Në ora: 19:05
Foto ilustrim

Bukuria është një gërshetim gjërash, nuk mjafton vetëm të kesh një fytyrë perfekte. Edhe flokët e bukur dhe të mbajtur mirë luajnë një rol të rëndësishëm që ju të jeni tërheqëse dhe me një stil unik.

Është e rëndësishme që ju të zgjidhni shampon e duhur. Për të parandaluar problemet, është e rëndësishme që të zgjidhni një shampo që përshtatet me llojin e flokëve që keni.

Mos i lani flokët shumë shpesh. Rekomandohet që flokët më yndyrë të lahen një herë në dy ditë, ndërsa ato të thatë më rrallë.

Këshillohet që para larjes të krihni flokët. Ndërsa sasia e shampos që duhet të përdorni varet nga gjatësia e flokëve tuaj. Kini kujdes, mos përdorni shumë shampo.

Shumë njerëz përdorin ujë tepër të nxehtë për të larë flokët. Uji i nxehtë nuk u bën mirë flokëve. Ai heq ngjyrën e flokëve dhe aktivizon gjëndrat e yndyrës. Ju duhet të përdorin ujë të vakët.

Pasi keni larë flokët, fshini ato butësisht me një peshqirë që nga rrënjët. Kurrë mos e lidhni peshqirin rreth flokëve, i dëmton ato.

Mos i krihni flokët menjëherë pas larjes. Prisni sa të thahen, pastaj me kujdes ndani me gishtat tuaj. Vetëm pas kësaj, mund të filloni t’i krihni me kujdes. Rekomandohet që të përdoret një krehër me dhëmbë të gjerë.

Kini kujdes me përdorimin e tharëseve, pjasterit apo produkteve të tjera të ngjashme me këto. Ato ndikojnë në dobësimin dhe tharjen e flokëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat