Këto janë 25 rregullat e mirësjelljes, që të gjithë ne duhet t’i dimë

Life style

Këto janë 25 rregullat e mirësjelljes, që të gjithë ne duhet t’i dimë

Më: 14 dhjetor 2020 Në ora: 14:55
Foto Ilustrim

Rregullat mirësjelljes janë mënyra se si e përgatisim veten tonë për t’u sjellë bukur. Për fat të keq, disa njerëz respektin e kodit të mirësjelljes e quajnë si diçka të turpshme, duke e konsideruar atë si një tipar që ju takon vetëm personave të stilit të lartë të cilët janë larguar nga jeta reale.

Në fakt, rregullat themelore të mirësjelljes janë mjaftë të thjeshta. Kjo është një kulturë e të shprehurit, mirësjelljes së përbashkët, dukjes së një zotërie apo zonje, dhe kontrollit të emocioneve tuaja.

Ne ju sjellim rregullat e mirësjelljes, të cilat çdo person i vetë-respektuar duhet t’i dijë.

Nëse thua “Po të ftoj” kjo i bie që ti do të paguash. Por ju mund të thoni “Le të shkojmë në një restorant” dhe në këtë rast, të gjithë paguajnë për veten e tyre. Në qoftë se një burrë i ofron t’i paguaj gruas, ajo duhet të pranojë.

Asnjëherë mos bëjë vizita pa telefonuar së pari. Nëse dikush të vije në shtëpi pa paralajmërim, mund të mos e pranoni në shtëpinë tuaj. Kjo nuk është aspak fyese.

Mos e vendosni telefonin tuaj në tavolinë kur jeni në publik. Nëse vazhdoni ta bëni këtë, ju do të i tregoni të tjerëve se sa rol të rëndësishëm ka kjo pajisje në jetën tuaj, se sa të mërzitur jeni për atë se çka po ju ndodhë, dhe se në çdo moment jeni gati për ta ndaluar një bisedë të padobishme.

Mos e ftoni një vajzë për të dalë nëse i shkruan asaj gjatë gjithë natës.

Burri nuk mbanë kurrë çantën e dorës së një gruaje. Sidoqoftë, ai mund ta mbaj pallton e saj deri sa ajo të jetë në tualet.

Nëse jeni duke ecur së bashku me dikë dhe shoku juaj përshëndetë një person që ju nuk e njihni, ju gjithashtu duhet ta përshëndetni atë.

Shumica e njerëzve besojnë se mënyra e vetme e të ngrënit sushi është duke i përdorur shkopinjtë. Megjithatë, kjo me të vërtetë varet. Burrat, për dallim nga gratë, mund të hanë sushi me duart e tyre.

Këpucët tuaja gjithmonë duhet të jenë të pastra.

Shmangni bisedat e panevojshme në telefon. Nëse keni nevojë që të bisedoni me dikë, është më mirë të takoheni me të personalisht.

Nëse dikush ju ofendon, ju nuk duhet t’ia ktheni në favor ose ta ngrini zërin ndaj personit që ju ka fyer. Mos bini në nivelin e tyre. Vetëm buzëqeshni dhe lëreni atë të duket shumë i pa sjellshëm.

Një burrë duhet të ecë në anën majtë të një gruaje. I vetmi përjashtim vlen për ushtarët, sepse ata duhet të jenë në gatishmëri për të përshëndetur.

Vozitësit duhet ta dinë se aqua-planning (uji që mbetet nga reshjet e shiut) mund t’i lagë kalimtarët, dhe nëse e bëjnë këtë kjo do të merret si sjellje jo morale.

Nëntë gjëra gjithmonë duhet mbetur sekrete: Mosha, Pasuria, Grindjet Familjare, Feja, Problemet Mjekësore, Çështjet e Dashurisë, Dhuratat, Nderimet, dhe Turpi.

Në kinema, teatër, apo sallë koncertesh, ju duhet të shkoni në vendet afër personave të tjerë ku janë ulur. Burri shkon i pari.

Një burrë nuk duhet ta prekë gruan pa lejen e saj. Kjo do të thotë se është absolutisht e papranueshme që ju: t’ia mbani dorën, ta prekni atë gjatë bisedës, dhe ta kap krahun apo ta shtyjë me dorë (nëse një njeri i ndihmon asaj për t’u futur në makinë apo ta kaloj rrugën.)

Nëse dikush ju thërret apo ju quan në mënyrë të vrazhdë (P.SH “Hej, o ti.”), nuk duheni t’i përgjigjeni. Jini model i një etike të mirësjelltë, shoqërore.

Rregulli i artë kur përdorni parfum është moderimi. Nëse ju vazhdoni ta ndieni erën tuaj të parfumit edhe në mbrëmje, të tjerët tashmë janë lodhur nga ajo.

Një burrë i edukuar gjithmonë duhet të tregoi respekt ndaj një gruaje.

Në praninë e një gruaje, burrat mund të pinë duhan vetëm me lejen e saj.

Kushdo qofshi – Drejtor kompanie, një akademik, një grua e moshuar, ose një student – kur futeni në një dhomë ju duhet të jeni personi i parë që i përshëndetni të gjithë të tjerët.

Prindërit nuk duhet t’i lexojnë letrat e fëmijëve të tyre. Çiftet duhet të tregojnë të njëjtin respekt për njëri-tjetrin. T’i kontrollosh xhepat e dikujt se mos po gjeni ndonjë letër dashurie, letra dhe gjëra të tjera është një gjë tepër e vrazhdë.

Mos u mundoni ta ndiqi modën. Është shumë më mirë të visheni mirë, edhe në qoftë se nuk është në modë, gjërat duken të tmerrshme në një kostum të ri.

Nëse jeni falur pasi keni kërkuar ndjesë mos e merrni si ofenduese që përsëri t’i thoni se ju vjen keq. Ju duhet të shmangni gabime të tilla në të ardhmen.

Shmangni po ashtu edhe të folurit, dhe të qeshurit me zë të lartë. Mos ua ngulni sytë njerëzve – kjo është shumë ofenduese.

Mos harroni t’i falënderoni të dashurit tuaj, të afërmit tuaj, dhe miqtë tuaj. Ata ju kanë ndihmuar jo pse ata ishin të detyruar. Kjo është dëshira e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat