Gabimet e pashmangshme për personat krijues janë arsye krenarie

Life style

Gabimet e pashmangshme për personat krijues janë arsye krenarie

Më: 15 dhjetor 2020 Në ora: 17:46
Foto ilustrim

Nëse përgjatë jetës tuaj ju kanë përsëritur se ekziston një mënyrë e duhur për të bërë gjërat, një rrugë për t’u ndjekur sepse “suksesi nuk vjen asnjëherë rastësisht”, por që nuk i keni vënë re këshillave të të tjerëve, atëherë sipas “Elite Daily”, ju jeni persona kreativ.

Kjo do të thotë sigurisht se ju është dashur të ndryshoni shpesh intenerar, t’i bëni ballë devijimeve përpara se të keni gjetur rrugën, por sigurisht pengesat që keni ndeshur nuk kanë mjaftuar që t’ju ndalin dhe në çdo ndalesë është shfaqur një rast për të stimuluar fantazinë dhe për të gjetur një zgjidhje. Në fakt, në revistë thuhet se, personat kreativ, gabojnë shumë, por merita e tyre është se edhe gabimet për ta janë meritë. Ja përse:

Nuk zgjedhin rrugën tradicionale

Krijuesit janë gjithmonë të prirur të bëjnë gabime, sepse ata nuk e ndjekin kurrë rrugën e përshkruar nga të tjerët. Janë shpirtra të lirë, të shkëputur nga “masa”: ndërkohë që bashkëmoshatarët e tyre studiojnë ligjin ose përgatiten për të gjetur një punë në një zyrë, personat kreativ, kultivojnë ëndrrat e tyre. Ndonjëherë “vizionet” e tyre kanë nevojë për riparje ose rregullime, por e vetmja mënyrë për t’i realizuar është ndërmarrja e rrezikut për të gabuar. Por edhe kur kjo gjë ndodh, një krijues i vërtetë di si ta gjejë një mënyrë për të kaluar vështirësitë.

Nuk i duan rregullat

Jo vetëm që nuk i duan rregullat, por e urrejnë gjithçka që është e limituar. Njerëzit krijues gjithmonë përpiqen të gjejnë mënyra për të vepruar unikisht, të shkëputur nga zakonet ose nga modelet e vendosura. Edhe në këtë rast, gabimet janë pas shpine, por kënaqësia për të arritur diçka deri në fund realizohet fal origjinalitetit të tyre, një ndjesi që nuk ka çmim.

Krijueshmëria është një proces

Kreativiteti përfshin eksperimentimin. Për krijuesit është gjithmonë e nevojshme të kontrollohet rruga për të parë se çfarë funksionon dhe çfarë nuk funksionon. Nuk mund të arrihet drejte në destinacion pa parë mirë atë që ndodh përgjatë rrugës. Pengesat nuk tregojnë pamundësinë për të bërë diçka: sinjalizojnë vetëm pikat e përmirësimit të mundshëm.

Kreativët janë njerëz të çuditshëm

Është shumë e lehtë të mos gabohet kurrë, duke ndjekur manualët. Por duke ndenjur “lidhur pas gjurmëve”, njerëzit nuk mund të jenë kurrë kreativë. Kreativiteti është i çuditshëm për nga natyra, është i bardhë apo i zi, nuk pranon ndërmjetësimin dhe sigurinë. Karakteristikat thelbësore të një kreativi janë këmbëngulja dhe durimi. Ata nuk “bien” as kur nuk i rrethon asgjë e mirë.

Kreativët janë guximtar

Ata marrin gjithmonë përgjegjësinë për të vrapuar drejt rrisqeve: për t’i bërë që të heqin dorë nga një projekt për të cilin janë krenarë duhen venë me shpatulla pas murit. Pjesa e madhe e kënaqësisë e lidhur me suksesin vjen nga fakti se mundësia për të dështuar është gjithmonë pas shpine. Madje, është pikërisht kjo gjë motori i të gjithë veprimeve; jeta, përndryshe, do të ishte shumë e mërzitshme!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat