Lidhjet e reja kanë më shumë dashuri dhe çaste të bukura

Life style

Lidhjet e reja kanë më shumë dashuri dhe çaste të bukura

Më: 15 dhjetor 2020 Në ora: 19:08
Foto Ilustrim

Lidhjet e reja kanë më shumë dashuri dhe çaste të bukura, por koha kalon dhe shpejt filloni të ndjeheni shumë komodë në lidhjen tuaj saqë ndoshta duket e mërzitshme. Shkrimtari Mark Manson ka një ide tjetër.

“Të ndiheni “të mërzitur” e bënë lidhjen tuaj më të fortë. Çiftet të cilat kanë kaluar 60 vite së bashku kanë më shumë gjasa të shpëtojnë lidhjen e tyre sepse ata e dinë se si të bëjnë gjëra të mërzitshme së bashku dhe të shijojnë pranin e njëri – tjetrit.

“Çiftet e mërzitshme” dinë si ti bëjnë gjërat së bashku. Lidhjet e gjata nuk kanë për qëllim të bëjnë drama dhe skena të ndryshme. Ata kanë për qëllim të shprehin mbështetjen dhe mundësitë që të ndajnë jetën me partnerin e tyre. Lidhjet ndikohen edhe nga rrjetet sociale.

Duke parë lidhjet e yjeve botërore në rrjetet sociale, çiftet ndikohen nga ta pasi që shumica e tyre e krahasojnë jetën e tyre me yjet e famshme. Është shumë e rëndësishme të gjeni një balancë të shëndetshme mes teje dhe partnerit tuaj” – thotë Manson.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat