Nëse edhe ti je tunduar dhe i ke shkruar ish-it gjatë periudhës së karantinës, nuk je vetëm!
“Është një përgjigje krejt njerëzore të duash gjërat që ne nuk kemi”, shpjegon Kate Moyle, terapiste e marrëdhënieve. “Gjatë izolimit, kjo ka më shumë të ngjarë të ndodhë sepse mund të ndjehemi të vetmuar, veçanërisht nëse jemi beqarë ose jetojmë vetëm, dhe nëse fillojmë të përqendrohemi në marrëdhëniet e kaluara, mund të fillojmë të humbasim pjesët e mira ose të bindim veten se të kesh dikë, është më mirë sesa të mos kesh askënd”. Këto lloj ndjenjash gjithashtu mund t’ju bëjnë të harroni marrëdhëniet toksike. E vetmja rrugë është të kujtoni të gjitha arsyet pse ti dhe ish-i yt nuk ia dolët dhe i dhatë fund lidhjes.
Por natyrisht, e thëna me të bërën është shumë larg!
“Shumë njerëz beqarë gjithashtu mund të ndjehen të nervozuar nga takimi virtual ose në internet, kështu që kthimi te dikush i njohur mund të duket më joshës, edhe nëse marrëdhënia nuk funksiononte”.
Ky problem nuk lidhet vetëm me njerëzit që janë single. Dr Elle Boag, psikologe sociale në Universitetin e Birmingham, shpjegon se të qenit i izoluar me një partner me të cilin nuk jetoni, mund të sjellë në dritë zhgënjime dhe ankthe të shumta në lidhje me marrëdhëniet që ju bëjnë të mendoni për ish-in.
“Të kalosh kaq shumë kohë së bashku mund të të bëjë që të shqyrtosh detajet e bezdisshme të partnerit dhe t’i krahasosh ato me partnerët e kaluar që mund të mos kishin pasur tipare të tilla”, thotë ajo.
“Por edhe kjo nxitet nga një idealizim i rremë i marrëdhënieve tuaja të mëparshme, tipare edhe më të bezdisshme të të cilëve mund t’i keni harruar.
“Ekziston një arsye që nuk jeni akoma bashkë”, shton Dr Boag.