Personat kreativë kanë të gjithë një gjë të përbashkët: Bëjnë gabime dhe i perceptojnë si meritë

Life style

Personat kreativë kanë të gjithë një gjë të përbashkët: Bëjnë gabime dhe i perceptojnë si meritë

Më: 16 dhjetor 2020 Në ora: 23:03
Foto ilustrim

Nëse gjatë jetës tuaj ju kanë përsëritur se ekziston një mënyrë e duhur për të bërë gjërat, një rrugë për t’u ndjekur, pasi “suksesi nuk vjen asnjëherë rastësisht”, por që nuk ua keni vënë veshin këshillave të të tjerëve, atëherë sipas “Elite Daily”, rezulton se ju jeni persona kreativë.

Kjo do të thotë sigurisht se u është dashur të ndryshoni shpesh itinerar, t’u bëni ballë devijimeve përpara se të keni gjetur rrugën, por sigurisht se pengesat që keni ndeshur, nuk kanë mjaftuar që t’ju ndalin dhe në çdo ndalesë është shfaqur një rast për të stimuluar fantazinë dhe për të gjetur një zgjidhje.

Në fakt, në revistë thuhet se, personat kreativë gabojnë shumë, por merita e tyre është se edhe gabimet për ta, perceptohen si meritë. Ja përse:

Nuk zgjedhin rrugën tradicionale

Tipat kreativë janë gjithmonë të prirur të bëjnë gabime, sepse ata nuk e ndjekin kurrë rrugën e përshkruar nga të tjerët. Janë “shpirtra të lirë”, të shkëputur nga “masa”: ndërkohë që bashkëmoshatarët e tyre studiojnë ligjin, ose përgatiten për të gjetur një punë në një zyrë, personat kreativë, kultivojnë ëndrrat e tyre.

Ndonjëherë, “vizionet” e tyre kanë nevojë për rishikim ose rregullime, por e vetmja mënyrë për t’i realizuar është ndërmarrja e rrezikut për të gabuar. Por edhe kur kjo gjë ndodh, një kreativ i vërtetë, di si ta gjejë një mënyrë për të kaluar vështirësitë.

Nuk i duan rregullat

Jo vetëm që nuk i duan rregullat, por e urrejnë gjithçka që është e limituar. Njerëzit kreativë apo me shpirt krijimtarie, gjithmonë përpiqen të gjejnë mënyra për të vepruar në mënyrë unikale, të shkëputur nga zakonet ose nga modelet e paracaktuara.

Edhe në këtë rast, gabimet janë pas shpine, por kënaqësia për të arritur diçka deri në fund, realizohet falë origjinalitetit të tyre, një ndjesi kjo që nuk ka çmim.

Kreativiteti është një proces

Kreativiteti përfshin eksperimentimin. Për tipat kreativë është gjithmonë e nevojshme të kontrollohet rruga për të parë se çfarë funksionon dhe çfarë nuk funksionon.

Nuk mund të arrihet drejt e në destinacion, pa parë mirë atë që ndodh përgjatë rrugës. Pengesat nuk tregojnë pamundësinë për të bërë diçka: sinjalizojnë vetëm pikat e përmirësimit të mundshëm.

Kreativët janë njerëz të çuditshëm

Është shumë e lehtë të mos gabohet kurrë, duke ndjekur manualët. Por duke ndenjur “lidhur pas gjurmëve”, njerëzit nuk mund të jenë kurrë kreativë. Kreativiteti është i çuditshëm për nga natyra, është i bardhë apo i zi, nuk pranon ndërmjetësimin dhe sigurinë. Karakteristikat thelbësore të një tipi kreativ janë këmbëngulja dhe durimi. Ata nuk “rrëzohen” as kur nuk i rrethon asgjë e mirë.

Kreativët janë guximtarë

Ata marrin gjithmonë përgjegjësinë për të vrapuar drejt risqeve: për t’i bërë që të heqin dorë nga një projekt për të cilin janë krenarë, duhen vënë me shpatulla pas murit. Pjesa e madhe e kënaqësisë e lidhur me suksesin, vjen nga fakti se mundësia për të dështuar është gjithmonë pas shpine. Madje, është pikërisht kjo gjë motori i të gjitha veprimeve; jeta, përndryshe, do të ishte shumë e mërzitshme!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat