Çfarë s’duhet të kërkoni në internet për të shmangur problemet mendore dhe… ligjore

Life style

Çfarë s’duhet të kërkoni në internet për të shmangur problemet mendore dhe… ligjore

Më: 20 dhjetor 2020 Në ora: 17:05
Foto ilustrim

Sot për sot interneti është një nga burimet kryesore të informacionit. Megjithatë kur nisim një kërkim në rrjet duhet të kemi parasysh që përveç rezultatit të dëshiruar, mund të hasim dhe diçka të dëmshme për shëndetin tonë mendor, madje të përfundojmë edhe në gjykatë. Këto janë çështjet që përdoruesit e rrjetit nuk duhet të kërkojnë kurrë:

Së pari rekomandohet shmangia e kërkimit të simptomave të sëmundjeve, pasi pjesa më e madhe e faqeve ueb që i dedikohen temave mjekësore nuk janë të kontrolluara nga specialistë, prandaj rezultati mund të rezultojë fals, duke ju bërë akoma më konfuz, apo të frikësuar

Gjithashtu rekomandohet të mos kërkohen simptomat e kancerit, pasi format e ndryshme të tij mund të kenë të njëjtat simptoma me sëmundje shumë më pak të rrezikshme. Kjo bën që përdoruesi i rrjetit të ndjehet në panik madje të fillojë të ndjehet edhe më i sëmurë seç ishte.

Nga ana tjetër, shëndeti ynë mendor mund të dëmtohet nga pamjet shqetësuese që mund të shfaqen duke kërkuar informacione në lidhje me sëmundje të rëndësishme.

Përveç problemeve të mundshme mendore, një kërkim i thjeshtë i informacioneve të caktuara mund të sjellë gjithashtu probleme ligjore. Në fakt autoritetet mund të vigjilojnë kërkimet që bëni në lidhje me diçka të jashtëligjshme, për shembull “si ndërtohet një bombë”, apo “si krijohet amfetamina” dhe të identifikojnë adresën IP të përdoruesit që i kërkon këto lloje instruksionesh… dhe shumë shpejt mund ta gjeni veten në gjykatë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat