Si duhet të silleni kur fëmija i kërkon gjërat me të qarë?

Life style

Si duhet të silleni kur fëmija i kërkon gjërat me të qarë?

Më: 20 dhjetor 2020 Në ora: 17:41
Foto ilustrim

Shkencëtarët e shpjegojnë këtë sjellje të fëmijëve si një tregues inteligjence.

Fëmija përpiqet të imponohet për të realizuar dëshirat dhe kërkesat e veta. Prindërit duhet ta marrin me qetësi dhe të mos plotësojnë kërkesën e fëmijës pse qan apo bërtet.  Duhet t’i japin të drejtë që mërzitet, por zgjidhja duhet të ndodhë pasi fëmija të pushojë të qarën apo të bërtiturën.

Prindërit duhet t’i thonë, “mbaro të qarën dhe më pas shohim si të gjejmë zgjidhjen.”

Kur fëmija pushon dhe kërkesa është e plotësueshme, plotësojani duke i thënë, e shikon gjërat zgjidhen me fjalë dhe jo me të qarë.

Prindër mos u turpëroni kur skenat ndodhin në rrugë, por ruani qetësinë dhe përsëritni shprehjen:

“Mbaro të qarën, unë jam këtu me ty, nuk je vetëm, përpiqu ta qetësosh veten siç e bëre dje”.

Ose pasi pushon, përgëzojeni duke i thënë, se radhën e shkuar t’u desh më shumë kohë për të qetësuar veten dhe të pushojë së bërtituri. E shikon që po e mëson edhe këtë mundësi që ke për të qetësuar vetë veten tënde.

Tek e fundit i rrituri prandaj është pranë fëmijës që ta ndihmojë të arrij vetëqetësimin ashtu siç e ka nxitur të ecë. Kështu i mëson fëmijës të mendojë, të zgjedhë e të gjejë forcat e veta për t’ia dalë.

Edhe një gjë të fundit, mos lejoni të huajt të ndërhyjnë në këtë proces ndërgjegjësimi dhe zhvillimi të fëmijës për veten, qofshin këta edhe gjyshërit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat