Kundër celulitit, lëkurë e lëmuar, flokë të bukur, kripa ju bën të bukur

Life style

Kundër celulitit, lëkurë e lëmuar, flokë të bukur, kripa ju bën të bukur

Më: 20 dhjetor 2020 Në ora: 18:14
Foto ilustrim

A e njihni fuqinë e madhe të kripës përsa i përket kujdesit estetik?

Ju mund ta shfrytëzoni këtë përbërës kundër celulitit, për një lëkurë të lëmuar, flokë të bukur etj. Ju mund të krijoni vetë receta bukurie në shtëpi e të ndjeni ndryshimin e vërtetë që mund t’ju fal kripa.

-Spray për të krijuar flokë të valëzuar. Për të krijuar valë të përsosura flokësh hidhni një lugë çaji kripë në 200 ml ujë të ngrohtë. Pastaj shtoni ½ lugë çaji vaj kokosi dhe pak xhel flokësh. Më pas tundeni që të miksohen përbërësit.

-Absorbues në dush: Përzieni një filxhan me kripë gjelle me disa pika vaj bajameje, kokosi ose një vaji tjetër esencial dhe shtojani ujit gjatë larjes. Përdorimi i kripës gjatë dushit, siguron që të absorbohet më pak ujë nga trupi duke evituar efektin “rrudhosje” në gishtat e duarve dhe këmbëve.

–Trajtimi i zbokthit: Fërkoni lëkurën e kokës me kripë deti para se të lagni flokët, në mënyrë që të hiqen shtresat e zbokthit dhe ky trajtim i skalpit të kokës të depërtojë më mirë.

-Tonik për fytyrën: Për të reduktuar yndyrën në lëkurë, në një shishe me ujë të ngrohtë hidhni një lugë çaji kripë dhe vendoseni në fytyrë duke ruajtur zonën e syve. Pastrojeni me diçka të thatë.

-Skrab me kripë: Pasi të keni bërë një banjë ose një dush, ndërsa lëkura juaj është ende e lagësht, hidhni një sasi të vogël kripe gjelle në duar dhe masazhojeni butësisht tek krahët dhe këmbët. Masazhi me kripë do të heqë qelizat e vdekura dhe do të përmirësojë qarkullimin e gjakut.

-Avull për lëkurën: Për të hapur poret, para eksfolimit të lëkurës zieni 1/3 filxhani kripë gjelle në një ibrik të vogël për zierjen e ujit. Transferojeni në një tas dhe gjatë kësaj kohe mbajeni fytyrën mbi avull.

-Eksfoliues për fytyrën: Përzieni një lugë çaji kripë të imët dhe një lugë çaji vaj ulliri në një tas të vogël. Butësisht, masazhoni fytyrën dhe pjesën e qafës me këtë përzierje. Shpëlajeni fytyrën si zakonisht.

-Pastë dhëmbësh: Një recetë klasike e bukurisë natyrore: Shtypni imët pak kripë gjelle. Përzieni një masë të vogël kripe me dy masa sodë buke. Vendoseni në furçën e dhëmbëve dhe fërkoni dhëmbët tuaj.

-Gargarë: Shpëlani gojën me një solucion të bërë me ½ lugë çaji kripë dhe ½ lugë çaji sodë buke të tretura në një gjysmë gotë uji.

-Kundra qeskave të syve: Tresni një lugë çaji kripë në pak ujë të nxehtë. Shtrihuni dhe vendosni mbi sy dy tamponë të zhytur në solucion.

-Trajtim për këmbët: Vendosini këmbët në ujë të ngrohtë me kripë. Kripa është ajo që mjeku ua rekomandon atletëve, këmbët e të cilëve janë të mbilodhura, ose pas një ditë të gjatë ecjeje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat