Martesë mes pandemisë, 10 mijë dasmorë në ceremoni brenda makinave të tyre

Life style

Martesë mes pandemisë, 10 mijë dasmorë në ceremoni brenda makinave të tyre

Më: 21 dhjetor 2020 Në ora: 13:06
Të sapomartuarit u ulën jashtë një ndërtese të madhe qeveritare në Putrajaya

Një çift në Malajzi kanë realizuar një dasmë madhështorë me 10 mijë të ftuar në mës të pandemisë së covid 19.  Dasma nuk i ngjan aspak një ceremonie të zakonshme, pasi të ftuarit qëndruan në makinat e tyre, për shkak të masave anti-Covid.

Pandemia e koronavirusit ka bërë që ëndrrat e shumë çifteve për një martesë të madhe të mbeten pezull. Por një çift në Malajzi ka arritur të shmangë kufizimet, duke realizuar një dasmë madhështore me 10 mijë të ftuar, duke respektuar dhe masat anticovid.

Të sapomartuarit u ulën jashtë një ndërtese të madhe qeveritare në Putrajaya, në jug të kryeqytetit Kuala Lumpur, ndërsa mysafirët kalonin ngadalë me makinat e tyre.

Dhëndri është djali i politikanit me ndikim dhe ish-ministrit të kabinetit Tengku Adnan – i cili gjithashtu të dielën festonte ditëlindjen e tij.

“Unë jam i informuar se ka më shumë se 10,000 makina këtu që prej mëngjesit,” shkroi babai krenar në Facebook, duke shpërndarë fotografi të ngjarjes.

“Unë dhe familja ime jemi shumë të nderuar. Faleminderit të gjithëve për mirëkuptimin dhe respektimin e të gjitha procedurave të bëra nga pjesëmarrja pa lëvizur nga makina.”

U deshën rreth tre orë derisa të gjithë 10,000 dasmorët të kalonin për të përshëndetur çiftin. Duke iu përmbajtur rregullave të distancimit shoqëror, të ftuarit u ftuan me një darkë – megjithëse u duhej të merrnin ushqimin e tyre të paketuar paraprakisht përmes dritares së makinës.

Festa u mbajt një ditë para se babai politikan i dhëndrit të shpallej fajtor në një rast korrupsioni prej 500,000 dollarësh dhe të dënohej me një gjobë dhe 12 muaj burg.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat