“Po bëj seks me një vajzë të bukur në punë! Jam lezbike apo biseksuale?”- Kjo është historia e vajzës që tradhton babanë e djalit të saj 3-vjeçar

Life style

“Po bëj seks me një vajzë të bukur në punë! Jam lezbike apo biseksuale?”- Kjo është historia e vajzës që tradhton babanë e djalit të saj 3-vjeçar

Më: 21 dhjetor 2020 Në ora: 15:58
Ilustrim

Rubrika “Dear Deidre” nga “The Sun” sjell një tjetër histori të një vajze, e cila po tradhton partnerin.

Ja rrëfimi i saj:

“Unë po e tradhtoj të dashurin tim me një vajzë të bukur në punë. Ajo është aq tërheqëse sa kam një dëshirë shumë të madhe që të largohem dhe të bëj seks me të.

Unë jam 25 vjeç, ndërsa ajo është 26. Ne punojmë në një fabrikë ushqimesh dhe shpesh kemi të njëjtin turn.

Ajo erdhi në kompaninë tonë një muaj më parë dhe pati një kimi të menjëhershme midis nesh.

Unë kam një të dashur 28 vjeç. Ne kemi tre vite bashkë dhe kemi një djalë të vogël.

Ne kemi pasur ulje-ngritje gjatë këtyre viteve, por mënyra se si ndihem për këtë vajzë më bën të pyes veten nëse jam lezbike apo biseksuale.

Ajo është e gjatë, bionde dhe me një sens shumë të mirë humori. Ne u njohëm shumë shpejt dhe zbuluam se kemi shumë gjëra të përbashkëta. Gjithmonë bisedonim tek dhomat e zhveshjes pas punës.

Një natë, teksa ishim duke qeshur për diçka që kishim parë në TV një ditë më parë, ajo u përkul të më puthte.

Në fillim hezitova, por pastaj e putha. Më pas, ne morëm përsipër një rrezik të madh, sepse filluam të bënim seks në dhomën e zhveshjes.

Gjithçka ishte shumë emocionuese, por ideja që mund të kapeshim nga momenti në moment e shtonte edhe më shumë kënaqësinë.

E di që është gabim, por i dashuri më ka tradhëtuar një herë më parë dhe prandaj nuk ndihem shumë fajtore.

Unë dhe vajza kemi bërë seks edhe disa herë pas asaj nate. Ne kemi diskutuar për këtë dhe të dyja e pranojmë se tërhiqemi fizikisht nga njëra-tjetra.

Ndjenjat bëhen edhe më të forta, sidomos kur jemi në punë, por nuk mund të flas me askënd për këtë gjë. Asnjëherë nuk jam ndjerë kështu më parë dhe e adhuroj çdo moment intim”.

Ndërkohë, “Dear Deidre” i ktheu këtë përgjigje:

“Seksualiteti ynë rrallë është bardh e zi. Pothuajse të gjithë mund të tërhiqemi seksualisht nga dikush në një periudhë të caktuar kohore.

Pyetja e rëndësishme është se çfarë bëjmë në lidhje me të.

Qofshi homoseksualë, biseksualë, apo lezbike, kjo nuk e justifikon faktin që po mashtroni të dashurin tuaj. E mira është që ta ndaloni menjëherë seksin me këtë vajzë e sidomos në ambjentet e punës.

Përzierja e punës me jetën personale mund të jetë kundër rregullave të kompanisë, por edhe kur nuk është, një situatë e tillë mund të shkaktojë probleme kurdoherë.

Flisni me kolegen tuaj dhe tregojini se duhet ta diskutoni mirë këtë marrëdhënie para se të vazhdoni të veproni njëlloj.

Nëse nuk tërhiqeni më seksualisht nga partneri juaj, atëherë tregohuni e sinqertë me të, por kini kujdes se nëse ju dhe ai ndaheni, kjo do të jetë jashtëzakonisht e dëmshme për djalin tuaj të vogël.

A nuk e meriton ai, që të paktën të përpiqesh për ta shpëtuar marrëdhënien me babain e tij?”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat