Arsyeja pse gratë zgjedhin të tradhtojnë

Life style

Arsyeja pse gratë zgjedhin të tradhtojnë

Më: 22 dhjetor 2020 Në ora: 21:54
Foto ilustrim

Studime të ndryshme, kanë arritur në përfundimin se femrat e moshës së mesme tradhëtojnë në kërkim të pasionit dhe seksit, por nuk dëshirojnë të ndahen nga bashkëshorti.

Konkluzionet që mund të nxirren nga mënyra sesi njerëzit i konceptojnë arsyet se pse femrat tradhëtojnë, janë “se ato janë të palumtura me marrëdhënien e tyre”. Njerëzit shpesh do të thonë se pabesia është një shenjë e një marrëdhënieje në telashe. Kur dikush kapet duke bërë diçka që është shumë e stigmatizuar si tradhëtia, kërkohet menjëherë falje.

Shkaqet e tradhëtisë

Edhe pse monogamia është një normë në shoqërinë moderne, tradhëtia bashkëshortore është shumë e përhapur. Sipas “Archives of Sexual Behavior” një e treta e meshkujve dhe një e katërta e femrave kanë pasur të paktën një marrëdhënie jashtë martese. Duke parë arsyet se përse njerëzit tradhëtojnë, meshkujt tradhëtojnë sepse duan varietet në seks, ndërsa femrat për të plotësuar nevojat e tyre emocionale.

Gjithashtu disa studime tregojnë se ato mund të jenë të palumtura në marrëdhëniet e tyre. Një arsye tjetër është ndryshimi: femrat e humbasin interesin seksual pas njëfarë kohe kur janë në një marrëdhënie të gjatë. Pra mund të jetë dhe kjo arsyeja: femrat mund të kërkojnë një shtyrje seksuale ekstra!

Emocionale apo racionale?

Një pjesë e madhe e femrave kërkojnë një marrëdhënie të përkohshme dhe ndonjë lidhje emocionale. Kjo nuk ndodh me meshkujt të cilët duan vetëm seks dhe e përfundojnë me kaq. Është e mundur që femrat të kenë nevojë për një lidhje emocionale për të shijuar seksin. Nëse nuk kanë lidhje emocionale, ato nuk e shijojnë. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat