Tri produkte për kujdesin e lëkurës që çdo femër duhet t’i ketë në çantën e saj kozmetike

Life style

Tri produkte për kujdesin e lëkurës që çdo femër duhet t’i ketë në çantën e saj kozmetike

Më: 23 dhjetor 2020 Në ora: 20:51
Foto ilustrim

Do të gjeni këshilla të panumërta për kujdesin e lëkurës, por ato shpesh mund të duken konfuze ose përfshijnë shumë produkte që e dini se nuk do t’i blini kurrë. Regjimi i përditshëm i bukurisë duhet të jetë i thjeshtë, i shpejtë dhe efektiv, përndryshe shumica do të kalojnë disa nga hapat ose do të bëhen dembelë me kalimin e kohës.

Kujdesi cilësor i lëkurës i kombinuar me produktet kryesore mund të bëjnë vërtet mrekulli për lëkurën tuaj. Çanta juaj kozmetike nuk duhet të përmbajë të gjitha produktet e kujdesit për bukurinë, por ekspertët do t’ju këshillojnë që disa duhet të kenë produkte përgatitore, ato që janë ‘must have e bukurisë.

Dermatologu Anjali Mahto, themeluese e platformës së bukurisë ‘Black Skin Directory Dija Ayodele’ dhe kozmetologia dr. Ewoma Ukeleghe, kanë treguar se cilat tre produkte çdo femër që kujdeset për pamjen e saj duhet të ketë në çantën e saj kozmetike.

1. Produkt për pastrimin e fytyrës

Dr. Anjali thotë që lëkura duhet të pastrohet dy herë në ditë, por nëse mendoni se është e nevojshme herë pas here dhe më shpesh, ky vendim varet plotësisht nga ju, por mos e teproni. Ne duhet të jemi të arsyeshëm kur bëjmë pastrimin e fytyrës sepse larja e tepërt mund të çojë në probleme të thatësisë, ndjeshmërisë dhe acarimit’, thotë ajo.

Pra, nëse keni lëkurë të ndjeshme ose të thatë, qëndroni pastrues dy herë në ditë dhe formula të buta, pa aromë. Është më mirë të zgjidhni pastruesin më të butë, të tilla si ujë micellar, shkumë ose vaj pastrues.

Për pastrim më të themeltë të fytyrës zgjedhje e mirë janë mjetet për pastrim me piling, të cilat përmbajnë thartirë AHA, si p.sh. thartira të qumështit.

2. Kremi hidratues

Dija Ajodele thotë që një krem hidratues i thjeshtë me ceramide dhe acide yndyrore thelbësore krijon një pengesë të lehtë mbrojtëse në lëkurë për të parandaluar humbjen e lagështisë. Një përbërës i fuqishëm sigurisht që është acidi hialuronik. Kërkoni në barnatore një krem hidratues që përmban këtë eliksir të rinisë.

3. Produkt për fytyrë me faktorin mbrojtës

Kremi kundër rrezeve të diellit është një pjesë e domosdoshme e regjimit të bukurisë. Tani ka kaq shumë formula në treg që u përshtaten të gjitha llojeve të lëkurës. ‘Përdorimi i përbërëseve aktiv për kurim të lëkurës si p.sh. thartira, retinola dhe vitamina C mund të përforcojnë fotosensibilitetin e lëkurës, ndërsa me kremin me SPF e mbrojmë nga rrezet e dëmshme ultraviolete, thotë dr. Ewoma.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat