Këshilla grimi për ta tërhequr vëmendjen te sytë

Life style

Këshilla grimi për ta tërhequr vëmendjen te sytë

Më: 25 dhjetor 2020 Në ora: 10:51
Foto Ilustrim

Grimi i syve luan një rol të rëndësishëm në dukjen tuaj, andaj shumica e artistëve të grimit i kushtojnë rëndësi të veçantë kësaj pjese të grimit. E, nëse dëshironi që të fitoni sy, që gjithmonë bien në sy, atëherë ndiqini këshillat që ua kemi sjellë më poshtë.

1. PËRZGJIDHNI HIJEZUES QË KRIJON KONTRAST ME NGJYRËN E SYVE

Në vend se të përdorni nuancat e zakonshme, që shpeshherë duken tejet të mërzitshme, shqyrtojeni mundësinë e përdorimit të nuancave, që krijojnë kontrast me ngjyrën e syve tuaj. Kjo nënkupton që duhet të përzgjidhni nuancë hijezuesi që krijon kontrast me ngjyrën e syve, që më pas bën që sytë tuaj të tërheqin shumë vëmendje. Si rrjedhojë, për ta krijuar një efekt të tillë, femrat me sy me ngjyrë të kaltër duhet të përdorin hijezues me nuanca të ngjyrës së portokalltë, femrat me sy kafe duhet të përdorin nuanca të ngjyrës së kaltër apo të gjelbër, ndërsa femrat me sy ngjyrë gështenjtë duhet të përdorin hijezues me nuanca rozë. 

2. MOS E HARRONI ASHTIN E VETULLËS

Shpeshherë gjatë aplikimit të grimit femrat në përgjithësi nuk i kushtojnë rëndësi pjesës së ashtit të vetullave, që, në fakt, është një pjesë shumë e rëndësishme e rutinës së grimit. Andaj, herën tjetër, theksojeni këtë pjesë duke aplikuar theksues me ngjyrë të zbehtë, bëni një hap prapa nga pasqyra dhe vërejeni ndikimin e madh që ka ky hap i thjeshtë.

3. 'EYELINER'-I ME SKAJE TË MPREHTA

Skajet e mprehta të 'eyeliner'-it përbëjnë njërën nga dukjet më tërheqëse të grimit. Një stil i tillë grimi është pothuajse i domosdoshëm për mbrëmjet kur duhet të dukeni më elegante. Gjithsesi, aplikimi i grimit të tillë nuk është i lehtë, megjithatë mund ta perfeksiononi me praktikë.

4. ZBULOJENI MAGJINË E SHTRESËS BAZË NË QERPIKË

Shtresa bazë e qerpikëve është një produkt fare i thjeshtë, që luan rol të rëndësishëm në dukjen e qerpikëve tuaj. Nëse aplikoni një shtresë bazë në qerpikë, ata do të duken më të plotë dhe më të gjatë, duke bërë që qerpikët të duken shumë më bukur pas aplikimit të maskarës. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat