Ç’po përpiqen t’ju thonë ëndrrat?

Life style

Ç’po përpiqen t’ju thonë ëndrrat?

Më: 27 dhjetor 2020 Në ora: 21:35
Foto ilustrim

Ëndrrat janë miqtë tanë më të mirë. Na i thonë gjërat ashtu siç janë e sikur të mos mjaftonte kjo, na paralajmërojnë për të ardhmen. Në vijim keni një listë të shkurtër të ëndrrave më të zakonshme dhe nga një shpjegim përkatës.

Rënie

Nëse ju duket në ëndërr sikur po bini nga një lartësi, diçka në jetën tuaj ka dalë jashtë kontrollit. Ndiheni të tronditur pasi nuk e kishit parashikuar kurrsesi një situatë të caktuar, që u shfaq krejt papritur në jetën tuaj.

Lakuriqësi

Ndiheni të pasigurt dhe të pashpresë në jetë. Po kështu mund të nënkuptojë një konsideratë të ulët që keni për veten, e veçanërisht ndaj fizikut. Ky është një sinjal që lajmëron ta doni më shumë veten si dhe të kapërceni dobësitë tuaja.

Fluturim

Në rast se fluturoni në ëndërr jeni plot besim dhe optimizëm për të ardhmen. Ndjeni një fuqizim të qenies suaj dhe dëshirë për të ecur përpara.

Rrezik

Rreziku në ëndërr nënkupton një zgjedhje të gabuar në jetë. Konsiderojeni si një paralajmërim të vyer për të ndryshuar udhë. Merrni një tjetër rrugë, bëni ndryshime në jetë.

Përndjekje

Identifikimi i personit që ju ndjek në ëndërr është mundësia e vetme për të zbuluar përmbajtjen e saj. Përndjekja në ëndërr është një mënyrë komunikimi përmes së cilës subkoshienca ju bën me dijeni se një person apo situatë që po shmangni është në interesin tuaj.

Provim

Mesazhi është lehtësisht i kuptueshëm: po i zvarrisni gjërat për çdo ditë, ndërmerrni një hap guximtar dhe ndryshoni punën, shkollën, jetën tuaj.

Vdekja

Vdekja nuk është përherë lajtmotiv i së keqes. Shpesh ajo përfaqëson një ndryshim dramatik që do t’ju orientojë drejt një bote të re dhe sfiduese. Një kuptim të ngjashëm kanë edhe fëmijët në ëndërr.

Seks

Po ndjeni në ëndërr atë çka shumë dëshironi. Instiktet flasin më mirë se gjithçka tjetër.

Zjarr

Zjarri simbolizon pasionin dhe dëshirën. Po kështu synon t’ju paralajmërojë ndaj një situate apo personi të caktuar.

Mjegull

Jeni tepër të paqartë me vendimet që do të merrni. S’dini si të veproni ndërkohë që ju ka mbytur pesha e rëndë e paragjykimit.

Hotel

Hotelet në ëndërr nënkuptojnë ndryshim: një lidhje që merr fund ose një punë e re.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat