Keni kujdes, këto produkte nuk duhet t’i blini kurrë nëpër markete

Life style

Keni kujdes, këto produkte nuk duhet t’i blini kurrë nëpër markete

Më: 31 dhjetor 2020 Në ora: 09:42
Ilustrim

Llojshmëria e produkteve, paketimi i ndritshëm dhe etiketat e çmimeve me ulje e bëjnë supermarketin një vend pothuajse ideal për të blerë.

Por e gjitha është pjesë e skemës për të fituar më shumë para. Jo të gjitha produktet që tregtohen në supermarket janë të një cilësie të mirë dhe disa prej tyre madje mund të të bëjnë dëm.

Çdo produkti shikoji skadencën dhe sigurisht mbaj parasysh listën e atyre gjërave që s`sduhet t`i blesh kurrë në supermarket.

Djathit në supermarket mund t`i ndryshohet lehtësisht data e skandencës dhe të mos e kuptosh. Nënproduktet e qumështit dhe vetë qumështin është më mirë t`i blesh në dyqanet që tregtojnë vetëm produkte të tilla.

Bukën blije më mire në furrën e bukës. E para sepse e merr të freskët dhe e dyta sepse në supermarket mund ta ketë futur në paketim kushdo dhe pa doreza.

Mishi i marinuar, kurrë nuk mund të blihet në supermarket. Zakonisht marinohet për të mbytur erën e keqe të amoniakut kur mishi është i ndenjur. Ose, ose në disa raste e grijnë dhe e shesin për mish të grirë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat