Si të kuroni kokë-dhimbjen nga alkooli natën e vitit të ri

Life style

Si të kuroni kokë-dhimbjen nga alkooli natën e vitit të ri

Më: 31 dhjetor 2020 Në ora: 14:32
Foto ilustrim

Keni probleme me kokë-dhimbjen pas natës së vitit të ri? Epo ja disa këshilla se si ta tejkaloni më shpejtë.

Nëse e keni shijuar paksa shumë natën e vitit të ri me shampanjë, mund të jeni zgjuar me një kokë-dhimbje të nesërmen.

Për shumë njerëz, nata e vitit të ri do të thotë të pini shumë alkool dhe të hani ushqimet më të mira me familjen dhe miqtë.

Të shkoni në punë mund të jetë paksa sfidë, dhe juve do iu duhen këto metoda për të qetësuar dhimbjet e kokës.

Për fillim, ju duhet të pinin ujë në mes të gotave të alkoolit që pini. Kjo do të iu ruaj edhe dhëmbët dhe do të parandaloj dehidrimin.

Gjithashtu hani më shumë ushqime që përmbajnë kalium. Këto ushqime janë frutat e thata, bananet, patatet, portokalli, këpurëdhat, bizelet etj.

Gjithashtu doza të mëdha të vitaminës C do të ndihmojnë nëse konsumohen para dhe pas pirjes.

Një ecje në ajër të pastër do të ndihmoj në qetësimin trupit dhe gjithashtu ushqime me shumë lëndë ushqyese, si p.sh. një çorbë me perime do të bëjnë mrekullia. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat