Përgatiteni vetë kremin efikas prej përbërësve natyral

Life style

Përgatiteni vetë kremin efikas prej përbërësve natyral

Më: 1 janar 2021 Në ora: 10:59
Foto ilustrim

Përgatiteni vetë kremin efikas prej përbërësve natyral, sipas recetës greke të vjetër më se 2.000 vjet. Nuk keni pse të shpenzoni shuma marramendëse me të holla dhe të blini preparate për kujdesin ndaj lëkurës.

Përbërësit: një lugë mjaltë organik, 8 lugë dyllë të bletëve, 200 ml vaj bademi dhe gjysmë gotë ujë trëndafili.

Përgatitja: Në zjarr të lehtë shkrini mjaltin, dyllin dhe vajin e bademit. Kur gjithçka të jetë tretur mirë, enën e largoni nga zjarri dhe e lini të ftohet, por jo të ftohet plotësisht.

Ujin e trëndafilit ia shtoni dyllit të ngrohtë dhe atë pikë për pikë, pandërprerë duke e përzier.

Kur losioni të jetë përzier i tëri, e vendosni në kavanoz prej qelqi, të cilin e mbyllni vetëm atëherë kur të jetë ftohur tërësisht. Këtë preparat mund ta përdorni për largimin e grimit ose si krem kundër heqjes së rrudhave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat