Është shumë më tepër se Instagram…

Life style

Është shumë më tepër se Instagram…

Më: 1 janar 2021 Në ora: 15:15
Foto ilustrim

Postimet në Instagram-it nuk janë domosdoshmërisht treguesit e një marrëdhënieje të fortë dhe të lumtur.

Janë gjestet e vogla dhe të thjeshta të përditshme mes jush e jo të ndara me të tjerët, ato që kanë një efekt të madh pozitiv.

Më poshtë, terapistët e jetës në çift zbulojnë disa “magji të vogla”:

Bëni gjumë të mirë

Ne nuk ndihemi mirë kur jemi të lodhur. Mungesa e gjumit na bën të paaftë të përqendrohemi. Një gjumë i mirë përmirëson mirëqenien e përgjithshme, rrjedhimisht na bën partnerë më të mirë dhe më të dashur.

“Gjumi duhet të jetë përparësia numër një, madje edhe për seksin”, thotë terapisti i seksit Shannon Chavez. Për më tepër, duke shkuar në shtrat në të njëjtën kohë me partnerin tuaj nxit intimitetin dhe afërsinë.

“Rutina” e përkushtimit

Përkushtimi nuk ka nevojë për plane të mëdha. Një kafe e gatitur në mëngjes, një çaj pasdite, një frut i qëruar, një pjatë e preferuar… Bëjeni edhe kur askush nuk e ka kërkuar.

“Kur të dy partnerët bëjnë gjeste të tilla për njëri-tjetrin, pa qenë nevoja të jetë “ditë feste” apo datëlindje, përvjetor, etj, lidhja bëhet e fortë në vijimësi”, thotë Kurt Smith, një terapist i specializuar në këshillimin e burrave.

Falënderoni

Me kalimn e kohës harrojmë të themi faleminderit. Të shprehësh herë pas here mirënjohjen nuk është kurrë gabim.

“Falënderimi edhe pse duket ndonjëherë i tepërt, e ndihmon partnerin tuaj të ndihet i dashur dhe i çmuar”, thotë terapisti familjar dhe këshilltari për martesën Spencer Northey.

Herën tjetër thuajani me zë të lartë: “Më ndihmove shumë me këshillën tënde. Faleminderit, je shumë i zgjuar”.

Një puthje 6 sekonda…

Prekja fizike është një pjesë e rëndësishme e marrëdhënies.

Nëse nuk e keni zakonin e përqafimit dhe të puthjeve gjatë ditës, mendohuni si ta fusni atë në rutinën tuaj të përditshme.

“Kjo ju kujton të dyve se partneri është shumë më tepër sesa shoku juaj” – thotë studiuesi i njohur John Gottman, rekomandimi i të cilit është vërtet i detajuar:

“Një puthje që zgjat gjashtë sekonda e më tepër, të paktën një herë në ditë”.

Kujdes me falsitetin…

Të pranosh gabimin, dhemb. Por duhet. Vetëm se duhet ta ndjeni vërtet, kur thoni “më fal”.

Ndryshe mos e bëj. Falsiteti ndihet shumë në një çift që ka kohë bashkë.

“Ndjea sot është bërë një fjalë e harruar”, thotë Smith. “Por pranimi i sinqertë i gabimeve është e vetmja rrugë për ti dhënë mundësi të reja vijimit të një lidhjeje që po has probleme”

Unë, jo Ti

Psikoterapistja Elisabeth J.LaMotte thotë se nga klientët e saj të terapive në çift ka mësuar se një nga mjetet më efikase është lënia e deklaratave me “ti” dhe ndryshimi i tyre në “unë”.

Çfarë do të thotë kjo? Në vend që t’i thoni partnerit tuaj, “Ti interesohesh më shumë për punën se për mua”, është më efektive të thuhet: “Unë u ndjeva e vetmuar që sot nuk mora asnjë mesazh nga ty”

“Kjo ndryshon krejtësisht narrativën”, thotë LaMotte.

Biseda të vërteta

Kur jeta është e mbushur me angazhime, është e lehtë të merresh vetëm me çështjet më të ngutshme të ditës.

Por, të gjesh kohë për biseda intime është thelbësore.

“Shumë çifte që unë këshilloj thjesht nuk kanë kohë për të folur me njëri tjetrin gjatë”, thotë Smith.

“Natyrisht, ata flasin për atë se kush do t’i çoj fëmijët te stomatologu apo në kurse, por jo për njëri-tjetrin dhe marrëdhënien e tyre. Shumica janë aq të zënë, sa duhet ta programojnë këtë kohë. Duhet. Është e rëndësishme që kjo të ndodhë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat