Truqet e hekurosjes: Në çka duhet të kujdesemi në mënyrë që të mos i prishim rrobat

Life style

Truqet e hekurosjes: Në çka duhet të kujdesemi në mënyrë që të mos i prishim rrobat

Më: 2 janar 2021 Në ora: 19:40
Foto Ilustrim

Hekurosja bën pjesë ndër punët më të mërzitshme shtëpiake

Vetëm një moskujdes i vogël mund ta shkatërrojë rrobën tuaj të preferuar.

Shtoni tepër temperaturën dhe kështu krijoni rrudha në rroba

Nëse në xhaketën tuaj shkruan që përbëhet nga 30 për qind sintetikë dhe 70 për qind pambuk, më mirë është ta hekurosni në temperaturë më të ulët.

Gjithmonë orientohuni nga përbërësi i ndjeshëm i pëlhurës, jo ndaj atij më të rezistueshëm.

Mos e mbushni hekurin me ujë nga çezma

Madje edhe atëherë mund të përzieni gjysmë-gjysmë me ujë të distiluar. Mos e pastroni hekurin.

Për papastërti të vogla përdorni leckën e njomur në uthull alkooli dhe kalojeni mbi hekur të nxehtë. Për papastërti më të mëdha, përdorni pastën profesionale për pastrim të hekurit.

Hekurosni pëlhura të thata

Nëse nuk ju pëlqen të hekurosni sapo rrobat të thahen, patjetër spërkatni me ujë para se të filloni hekurosjen.

I lini pëlhurat e ndjeshme të fundit për t’i hekurosur

Nëse pëlhurat janë të ndjeshme, gjithmonë hekurosni temperatura më të ulëta, në fillim.

Keni kujdes që hekurosja e pëlhurave të pambukta në temperatura shumë të larta mund të lërë edhe pak papastërti, në formë qimesh, në sipërfaqe të hekurit dhe të dëmtojë pëlhurën. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat