Njerëzit pas martesës e “lëshojnë veten”?

Life style

Njerëzit pas martesës e “lëshojnë veten”?

Më: 3 janar 2021 Në ora: 16:36
Foto ilustrim

Ka një thënie të vjetër: “Njerëzit pas martesës e lëshojnë veten”.

Me sa duket, kjo vazhdon të jetë e vërtetë edhe sot.

Studiuesit në Greqi kanë vërtetuar se çiftet e martuara  janë dy herë më të dhjamosur, nga shokët e tyre beqarë. Pse? Sepse të martuarit bëjnë më pak ushtrime fizike, kalojnë më shumë kohë përpara televizorit dhe porositin më shpesh ushqime të gatshme.

Për ta evituar këtë, çiftet e martuara duhet të bëjnë më shumë ushtrime fizike dhe të ushqehen më shëndetshëm.

Kjo tingëllon shumë e thjeshtë! Por është shumë e lehtë ta thuash këtë dhe është shumë e vështirë ta bësh.

Çiftet fitojnë zakone të përbashkëta, të rehatshme, që është e vështirë t’i prishin. Përveç kësaj, ndonjëherë, këto zakone të reja, janë shumë të pëlqyeshme. Ata  duan të rrinë sa më shumë bashkë pas një dite pune të lodhshme dhe u bëhet e vështirë të dalin e të bëjnë një shëtitje.

Po qe se jeni mbi peshë dhe u shqetëson jeta juaj e vagët seksuale, bëni mirë t’i bëni vetes pyetjen: A ndjeni se marrëdhënia juaj në shtrat është ajo që do të dëshironit të ishte?

Po qe se ndjeheni të lumtur kështu siç jeni dhe partneri juaj, gjithashtu,  është i kënaqur me jetën seksuale që bëni, atëherë, mos e çani kokën për çfarë thotë studimi i komshinjve tanë grekë.

Por mos harroni! Mbipesha është shkaku i shumë sëmundjeve të tjera të rrezikshme.

Po qe se shtoni disa ushtrime gjimnastikore në programin tuaj ditor, kjo do të thotë jo vetëm më shumë seks, por edhe më shumë vite jetë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat