Si paraqiten ata që i kanë kaluar të 50-t në takimet ‘online’

Life style

Si paraqiten ata që i kanë kaluar të 50-t në takimet ‘online’

Më: 3 janar 2021 Në ora: 18:06
Foto ilustrim

Thuhet se kënaqësia e një takimi romantik së bashku me turbullimin e ndjenjave që sjell, mund të shijohet plotësisht vetëm kur je i ri.

Por studimet e fundit tregojnë se takimet me qëllim gjetjen e një partneri janë ato që falin kënaqësi më të madhe atëherë kur i ke kaluar të 50-t. Sipas tyre, çiftet që krijohen në këtë moshë, janë edhe më të lumturit.

Të dhënat tregojnë se “të rinjtë në zemër”, por jo dhe aq në vite kanë një nivel më të lartë të ndjenjës së lumturisë të kombinuar me nivel më të ulët stresi, faktor ky që ndikon drejtpërdrejt mbi marrëdhëniet sentimentale që krijojnë në këtë periudhë të jetës.

Sigurisht, kjo nuk do të thotë se të gjithë njerëzit e kësaj grupmoshe dëshirojnë të njëjtat gjëra në çift. Në fund të fundit, fazat jetësore të secilit  kanë qenë të ndryshme.

Në një konferencë të Shoqërisë Gerontologjike në Amerikë (e cila është angazhuar në studimin e aspekteve sociale, psikologjike dhe biologjike të plakjes), gerontologjistët Uendi K. Uotson dhe Çarli Still vunë në dukje se të rriturit në moshë të mesme dhe të vjetër po përdorin ashtu si të rinjtë faqe interneti të cilat ofrojnë mundësi njohjeje.

Kur personat që i kalojnë të 50-at, bëhen përdorues të  faqeve ‘online të takimeve’, përqendrohen në një vetëprezantim të ndershëm, krahasuar me grupmosha të tjera.

Dr. Still theksoi  se “ka më pak gjasa që personat në moshë të vjetër të jenë të luhatur në sjellje dhe të bëjnë lojëra. Ajo çka duan ata, është që të marrin një vendim të shpejtë, jeta për ta është shumë e shkurtër për të luajtur lojëra”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat