3 njerëz të suksesshëm që tejkaluan depresionin

Life style

3 njerëz të suksesshëm që tejkaluan depresionin

Më: 4 janar 2021 Në ora: 22:27
Ilustrim

I referuar si melankoli, depresioni klinik është keqkuptuar për vite me rradhë.

Sidoqoftë për ata që kanë përjetuar depresionin e vërtetë e dijnë se kjo nuk është aspak e vërtetë.

Depresioni është një formë reale e sëmundjes mendore, dhe është shumë më serioze se që e mendojnë njerëzit.

Personalitetet e njohura dhe njerëzit e suksesshëm shpesh njihen si qenie pa të meta, gjë që krijon një stereotip mjaft të rrezikshëm për të tjerët që kanë ëndrra të ngjashme. Dhe sidomos për personat që vuajnë nga depresioni.

Duket sikur ne jemi pa shpresa, dhe nuk mund të arrijmë asnjëherë nivelin e njejtë të suksesit sikur ata.

Por, disa nga këto personalitete të njohura, kanë ndarë me ne historitë e tyre gjatë luftimit të depresionit. Më poshtë lexoni 3 histori të njerëzve të suksesshëm që tejkaluan depresionin.

1. Kristen Bell;

Siç  duket edhe ylli i komedive, Kristen Bell kishte qenë e zhytur  thellë në  depresion.

“Ne të gjithë jemi në një skuadër këtu skuadra “njerëzit” , dhe të jemi të sinqertë – nuk është një skuadër e lehtë për të qenë pjesë. Është stresuese dhe shqetësuese, por gjithashtu përmbushëse dhe e bukur dhe e ndritur. Në mënyrë që të gjithë të ndjejmë që jemi pjesë e kësaj skuadre, duhet të komunikojmë. Gjëja e parë që duhet të bëni për ta ndihmuar vetën, është të flisni me të tjerët. Depresioni është një problem, me shumë zgjidhje. “  ~Kristen Bell

2. J.K. Rowling;

Një ndër rastet më inspiruese është edhe autorja e librit Harry Potter. Si një nënë e vetme në të 20tat, ajo ishte aq thellë në depresion saqë provoi edhe të vetëvritej. Mirëpo ajo vendosi të hynte në terapi.

“Unë jam një fanse e terapisë… Më ndihmoi shumë” ~J.K. Roëling

3. Owen Wilson;

Komediani Owen Wilson, është një shembull tjetër i dikujt që arritën suksesin përderisa ishte duke luftuar depresionin.

Në 2007, ai ishte shtruar në spital, për shkak se provoi të vetëvritej. Qysh atëherë, është shprehur për luftën e tij me këtë sëmundje. Mirëpo ai vazhdoi të mbante një karrierë të fortë në Hollywood.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat