5 këshilla për të mos pasur kurrë ftohtë në shtëpi pa mbajtur gjithë ditën ndezur ngrohësen

Life style

5 këshilla për të mos pasur kurrë ftohtë në shtëpi pa mbajtur gjithë ditën ndezur ngrohësen

Më: 8 janar 2021 Në ora: 16:20
Foto Ilustrim

Shtëpi e ngrohtë, humor dhe shëndet i mirë. Pas mbërritjes së temperaturave të ulëta, ata që kanë më shumë ftohtë vrapojnë të ndezin kondicionerët dhe termosfionët. Kjo gjë, përveç rritjes së temperaturave, ka edhe efektin e frikshëm të rritjes së kostove në faturat e energjisë elektrike dhe të gazit.

Shtëpia e ngrohtë është gjithçka që duam për një dimër komod dhe të rehatshëm. Për të optimizuar punën e pajisjeve ngrohëse dhe për ta pasur shtëpinë të ngrohtë, duhet të njohim disa truke të dobishme.

Mbajte e shtëpisë së ngrohtë përmirëson cilësinë e jetës, na ndihmon të jetojmë më mirë dhe të përmirësojmë shëndetin tonë. Duke mbajtur larg nricat dhe lagështinë që vjen nga jashtë do të kemi një shtëpi më të ngrohtë dhe më pak probleme me shfaqjen e mykut dhe aromave të këqija.

Ajrosni shtëpinë në orët e duhura

Për të mbajtur shtëpinë të ngrohtë është më mirë të evitoni ajrosjen që në mëngjes. Mund t’ju duket më e dobishme, por është thjesht më e lagësht dhe më e ftohtë. Orari më i mirë është ai rreth mesditës deri në orën 13.00 të paradites.

Optimizoni funksionalitetin e termoventilatorëve

Pastroni filtrat e kondicionerëve dhe nëse janë në mur, kujdesuni që fletët të jen në drejtimin poshtë, kurse për pajisjet ngrohëse të lëvizshme, kujdesuni t’i vendosni në qendër të dhomës pa pengesa para.

Optimizoni punën e termosifoneve

Nëse keni termosfionë në shtëpi, duhet t’i hiqni objektet që u vendosim përsipë zakonisht si jastëkë, çorape, rroba të lagura. Ato absorbojnë nxehtësinë dhe minimizojnë efikasitetin e këtyre pajisjeve.

Kontrolloni mirë dyert dhe dritaret

Dyert, dritaret, kasetat e qepenave janë vetëm disa nga vendet e rrezikshme që lejojn ngrohtësinë e shtëpisë të dalë jashtë. Është më mirë ta rregulloni këtë problem duke izoluar mirë çdo kalim të mundshëm të të ftohtit që bën jashtë.

Përdorni tapete të trashë

Përveçse arredojnë shtëpinë dhe përmirësojnë në nivel fizik ndjesinë e një shtëpie të ngrohtë, tapetet mund të mbajnë ngrohtësinë që shpërndahet në dyshemetë e ftohta dhe të ekspozuara. Kështu që sa më shumë tapete!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat