5 këshilla të thjeshta për t’i rritur flokët më shpejt

Life style

5 këshilla të thjeshta për t’i rritur flokët më shpejt

Më: 8 janar 2021 Në ora: 18:51
Foto Ilustrim

“Ditën që vendosni të rrisni flokët tuaj , duhet të filloni të kujdeseni për to”, thotë stilisti Mark Townsend. “Në mënyrë që flokët tuaj të rriten gjatë, duhet të bëni sakrifica.” Trajtimet, ushqimi i shëndetshëm dhe kujdesi janë disa nga mënyrat e shumta për të mbrojtur flokët. Më poshtë janë renditur 5 këshilla nga ekspertët për të patur një rezultat më të mirë.

Pritini rregullisht majat e flokëve

Ndodh që kur shkoni në qendër estetike qoftë për një model flokësh apo lyerje, kërkoni që parukieri t’i presë pak majat e flokëve. Kjo do t’i ndihmojë ata të marrim “frymë” më mirë dhe të rriten më shpejt.

Bëni trajtime çdo javë

Stilistët e flokëve thonë se një trajtim i thellë është i nevojshmë për llojet e flokëve në mënyrë që të duken më me shkëlqim dhe të shëndetshëm.

Pastrim i thellë

Ekspertët rekomandojnë ta lini shampon në flokët tuaj për 10 minuta dhe më pas ta shpërlani atë, në mënyrë që të depërtojë si në flokë ashtu edhe në lëkurë dhe të heqë të gjitha yndyrat dhe mbetjet nga produktet e stilimit. Mos harroni kurrë të masazhoni lëkurën e kokës: stimulon gjëndrat e flokëve, gjë që nxit rritjen e tyre.

Kushtojini vëmendje dietës suaj

Ushqimi i shëndetshëm gjithashtu ndihmon flokët tuaj! Vitamina B dhe omega-3 shoqërohen me flokë më të shëndetshëm dhe më të gjatë. Konsumoni midhje, fasule dhe vezë për proteina, speca dhe perime jeshile për vitaminën C.

Flini në një jastëk mëndafshi

Një jastëk pambuku do të thithë të gjithë lagështinë nga flokët tuaj brenda natës. Kjo është arsyeja pse rekomandohet të flini në një jastëk mëndafshi, pasi do t’i lejojë flokët të mbajnë lagështinë e tyre dhe të shmangin dehidratimin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat