Studim: Gjysma e çifteve të martuara qëndrojnë bashkë për shkak të fëmijëve

Life style

Studim: Gjysma e çifteve të martuara qëndrojnë bashkë për shkak të fëmijëve

Më: 11 janar 2021 Në ora: 13:35
Foto ilustrim

Studimi thotë se gjithashtu një e gjashta e çifteve qëndrojnë bashkë sepse nuk mund ta përballojnë financiarisht divorcin dhe të jetojnë vetëm.

Sipas një studimi që përfshiu rreth 2 mijë çifte, është ardhur në përfundimin se rreth gjysma e tyre qëndrojnë bashkë si shkak i fëmijëve dhe jo pse duhen mes vete

Rreth 45% e tyre kanë mungesë seksi, ose nuk bëjnë seks fare.

Mesatarja e seksit tek një çift i martuar është më së shumti 4 herë në muaj.

77% u përgjigjën se ata janë “rehat” në martesën e tyre, por jo të lumtur.

Ndarja nga një martesë e palumtur është shumë e rëndësishme për shëndetin fizik dhe psikik të secilit, por shumica shprehen se nuk mund ta bëjnë këtë si shkak i fëmijëve.

Rreth 14% e çifteve u shprehën se ata “do të donin të mos ishin martuar kurrë me partnerin”.

Kurse 20% thanë se ata do të donin të kishin pritur më gjatë deri sa vendosën të martoheshin.

Sipas studimit u erdh në përfundim se këto janë arsyet më të shpeshta të martesave të palumtura:

Mungesa e romancës.

Mungesa e seksit.

Nuk ka aspak intrigë dhe emocion në lidhje.

Zihen shpesh.

Nuk kalojnë mjaftueshëm kohë bashkë.

Kanë probleme të shumta me paratë.

Kanë hobi dhe dëshira të ndryshme.

Nuk diskutojnë mjaftueshëm.

Janë shumë dembel.

Janë shumë egoist.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat