Është hedhur poshtë teoria kryesore përse meshkujt duhet patjetër të pushojnë pas orgazmës

Life style

Është hedhur poshtë teoria kryesore përse meshkujt duhet patjetër të pushojnë pas orgazmës

Më: 12 janar 2021 Në ora: 23:45
Foto ilustrim

Me vite të tëra është besuar që hormoni prolaktin është shkaktari për shkak të të cilit meshkujt duhet të presin një kohë të caktuar pas orgazmës për të pasur sërish marrëdhënie

Pa marrë parasysh sa jeni të eksituar, rrallë ndonjë mashkull mund të përjetojë orgazëm disa herë me radhë pa bërë pushim, mirëpo si duket shkaktari i kësaj është krejtësisht tjetër.

Koha e nevojshme për të pushuar dallon nga njeriu te njeriu, kështu që te tetëmbëdhjetëvjeçarët mund të jetë vetëm 15 minuta, ndërsa te më të  moshuarit kjo mund të zgjatë edhe deri në 20 orë.

Studimi sugjeron që nivelet e larta të prolaktinës janë të lidhura me disfunksionin erektil dhe me dëshirën seksuale më të ulët.

Mirëpo, shkencëtarët portugezë kohë më parë kanë bërë një sërë eksperimentesh në minj dhe kanë zbuluar që as rritja, as ulja e nivelit të hormonit prolaktin nuk kanë ndikuar në uljen e libidosë.

Studimi nuk kanë arritur të gjejë përgjigjen cili është shkaktari i vërtetë, mirëpo ekzistojnë disa teori alternative sipas të cilave konsiderohet që fajtorët mund të jenë edhe hormonet.

Megjithëse nuk ka ende prova konkrete, shkencëtarët besojnë se rënia e epshit mund të ndikohet kryesisht nga ilaçe të ndryshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat