Sa herë aplikon shampon në flokë? Ky është gabimi që duhet të shmangni sipas ekspertëve

Life style

Sa herë aplikon shampon në flokë? Ky është gabimi që duhet të shmangni sipas ekspertëve

Më: 29 janar 2021 Në ora: 13:20
Foto Ilustrim

Ata që i lajnë flokët duke aplikuar vetëm një herë shampo kanë bërë gabim. Kështu thotë një stiliste flokësh e cila poston video të shumta në TikTok ku tregon ‘sekrete’ për të pasur flokët të bukur dhe të shëndetshëm. Ajo quhet Amy dhe udhëzimin e saj se si duhet ti lajmë flokët e lexoni si më poshtë, hap pas hapi:

Pasi të lagni flokët, merrni pak shampo, përhapeni mbi duar dhe më pas vendoseni në skalpin e kokës. Masazhojeni skalpin dhe me pas përhapeni shampon në gjithë gjatësinë e flokut.

Pas shpëlarjes, përsërisni procesin duke marrë sërish shampo dhe duke masazhuar sërish skalpin dhe më pas edhe pjesën e gjatësisë së flokëve. Në fund, pasi të keni shpëlarë flokët, vendosi balsam por duke mos prekur rrënjën. Mund ta lini për disa minuta, mesatarisht 3 ose 5. Shpëlajeni me ujë të ftohtë për të pasur më shumë shkëlqim dhe flokë të fortë.

Pas përfundimit të procesit të larjes, zgjdhni një peshqir të butë, mos i fërkoni me forcë flokët në peshqir për të larguar pjesën e mbetur të ujit.

E pyetur se pse duhet të lajmë flokët me dy herë përdorimi të shampos, Amy ka treguar: E para është heqja e yndyrës dhe papastërtive në scalp dhe hera e dytë shërben për pastrimin e gjithë flokut. Është sikur të lash dyshemenë. Ka ndonjë që e lan me vetëm një herë?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat