Metoda që qetëson nervozizmin dhe të qarat e bebes për 9 minuta

Life style

Metoda që qetëson nervozizmin dhe të qarat e bebes për 9 minuta

Më: 1 shkurt 2021 Në ora: 11:37
Foto ilustrim

Fëmijët, që të vegjël, kanë nevojë për gjumë, për shumë gjumë. Një bebe e moshës 6 muaj-1 vjeç duhet të flejë 15 orë në ditë, 12 natën dhe 3 orë gjatë ditës, të ndara mes paradites dhe pasdites.

Përfitimet e ninullave

Mes shumë ritualeve që ndihmojnë fëmijët të flenë gjumë, është edhe ai më autentiku dhe natyrali, por edhe më i ëmbli: ‘nina nana’ e kënduar nga nëna. Nuk ka popull në botë që të mos ketë versionin e tij të ninullave, edhe kompozitorët e mëdhenj klasikë si Brahms kanë kompozuar melodi të tilla. Të mrekullueshme për të krijuar një stil të ëmbël jete me zakone të shëndetshme që nga foshnjëria.

Benefitet e ninullave me një ritual gjithmonë të njëjtë, janë të ndryshme. Para së gjithash, fëmija kalon frikërat, se mos mami e lë dhe të gjithë stresin e akumuluar gjatë ditës. Gjithashtu janë një sensacion qetësie, rregulli e sigurie që arrijnë deri në trurin e fëmijës.

Efektet e dobishme të ninullave

Një studim i Universitetit të Montreal ka treguar se tek një fëmijë mes 7 dhe 10 muaj, ninulla ka një efekt qetësues brenda 9 minutave. Së fundi, ninullat krijojnë një sintoni në mirëqenien mes nënës dhe fëmijës. Sipas një tjetër studimi në universitetin e Torontos, falë të kënduarit me tonin e duhur të zërit, lëshohet oksitocinë dhe gjendja shpirtërore e fëmijës tenton të uniformizohet me atë të nënës që i këndon ninulla. Kështu edhe gjumi është më i mirë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat