Bebet e gjinisë mashkullore qajnë me tone më të ulëta, ato të gjinisë femërore me tone më të larta?

Life style

Bebet e gjinisë mashkullore qajnë me tone më të ulëta, ato të gjinisë femërore me tone më të larta?

Më: 2 shkurt 2021 Në ora: 23:05
Foto ilustrim

Megjithëse nuk ka ndonjë ndryshim real midis të qarës së foshnjave djem dhe vajza, të rriturit nxjerrin konkluzione midis gjinive dhe ky lloj stereotipi gjinor është më i rrënjosur te bebet e gjinisë mashkullore

Stereotipat gjinore te bebet fillojnë që nga muaji i tretë kur të rriturit mendojnë që dallojnë gjininë e sapo të lindurve sipas qarjes së tyre, kanë zbuluar hulumtuesit

Hulumtuesit kanë incizuar qarjen e 15 djemve dhe 13 vajzave të cilit mesatarisht ishin katër muajsh, transmeton Telegrafi.

Ata ndryshuan në mënyrë sintetike lartësinë dhe lanë të gjitha tiparet e tjera të të qarit në mënyrë që të jenë të sigurt që mund të studiojnë ndikimin e vetë lartësisë së tonit të zërit.

Kur të rriturit e njohin gjininë e bebes, ata nxjerrin konkluzione në lidhje me shkallën e “burrërisë” ose të feminitetit”, bazuar në lartësinë e të qarit.

Rezultatet kanë treguar edhe që të rriturit spekulojnë se bebet e gjinisë mashkullore janë në “telashe” dhe siklet më të madh sesa vajzat e të njëjtit nivel të të qarit, gjë që mund të tregojë se ky lloj stereotipi gjinor është më i rrënjosur te bebet e gjinisë mashkullore.

“Hulumtimet kanë treguar që kemi tendencë që gabimisht t’ia përshkruajmë bebeve atë që dimë për të rriturit – bebe e gjinisë mashkullore kanë frekuencë më të ulët të zërit, domethënë zë më të thellë sesa bebet e gjinisë femërore. Në të vërtetë lartësia e zërit ndërmjet gjinive nuk ndryshon para pubertetit”, shkroi Nicolas Mathevon i Hunter College në një artikull të botuar në BMC Psychology. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat