Nuk bëni kurrë scrub trupi? 5 arsyet përse po gaboni

Life style

Nuk bëni kurrë scrub trupi? 5 arsyet përse po gaboni

Më: 2 shkurt 2021 Në ora: 23:17
Foto ilustrim

Me ndryshimin e stinës fillojnë edhe ndryshimet e nevojave të lëkurës. Është shumë e rëndësishme që lëkura të marrë kujdesin e duhur për këtë arsye rekomandojmë që të mos e shihni eksfolimin si një hap që duhet anashkaluar. Nëse mendoni që ky proces është vetëm një mënyrë që firmat kozmetike të përfitojnë atëherë po rendisim të gjitha përfitimet:

1.     Heq lëkurën e vdekur – Kur të prekni lëkurën tuaj do të ndjeni që është më e lëmuar dhe do ndjeheni sikur ajo është më e shëndetshme

2.     Ndryshon pamjen e lëkurës – Një lëkurë e bukur të bën të ndjehesh bukur mbi të gjitha.

3.     Mundëson që lëkura të hidratohet më mirë – Në momentin që largohet lëkura e vdekur, produktet përthithen më lehtë në lëkurë

4.     Pastron puçrrat – Një nga shkaktarët kryesorë të puçrrave është lëkura e vdekur ose pastrimi me produktet e gabuara. Nëse hiqni lëkurën e vdekur, keni eleminuar një nga shkaktarët kryesorë

5.     Çliron stresin – Ritualet e bukurisë janë mënyra më e mirë për të eleminuar stresin. Mos i anashkaloni nëse po kaloni një ditë stresuese

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat