Tatuazh në këmbë dhe në kavilje

Life style

Tatuazh në këmbë dhe në kavilje

Më: 3 shkurt 2021 Në ora: 22:04
Foto ilustrim

Moda e tatuazheve zhvillohet dhe ndryshon, por reziston me këmbëngulje. Cilat janë tendencat e tatuazheve të reja, midis klasikes dhe modernes?

Shumë të pëlqyera mbeten lulet dhe fluturat mbi këmbë dhe kavilje, pasi një tatuazh në këto pjesë të trupit është shumë sensual. Këmba, kur është e kuruar dhe e përkujdesur, është një nga pjesët më të bukura të trupit për t’u vënë në dukje. Me sandale, me pantallona të shkurtra deri tek gjuri, me minifund seksi, është vërtet shumë tërheqëse të shohësh një këmbë apo kavilje në të cilën është bërë një tatuazh me lule dhe flutura. Ja kush është kuptimi i këtyre tatuazheve në këmbë dhe kavilje:

Kuptimi i tatuazhit flutur

Një prej figurave më popullore të tatuazheve që prej viteve ’90 është flutura. Ajo është një krijesë simbolike në shumë kultura. Në Japoni p.sh, flutura është sinonim i feminilitetit, ndërsa dy flutura të reja simbolizojnë lumturinë bashkëshortore. Në perëndim, simboli i fluturës i përket transformimit të saj nga vemje, në krisalide dhe në fund në një krijesë të shkëlqyer shumëngjyrëshe. Metamorfoza e fluturës është një nga kuptimet më të fuqishme dhe të madhërishme dhe për këtë, ajo përfaqëson jo vetëm bukurinë, por edhe natyrën kalimtare të asaj bukurie dhe të së gjithë jetës.

Kuptimi i tatuazhit me lule

Lulet kanë qenë gjithmonë simboli i mbarimit të dimrit dhe mbërritjes së pranverës. Shumë më parë se sa të njihej gjuha e luleve në Europë, në Azi kjo ishte shumë e njohur. Vetëm në vitin 1700 gjuha e luleve u bë popullore edhe për ne, aq sa ato janë përdorur për të shprehur në përgjithësi dashurinë, trishtimin, ngushëllimin, harenë etj.

 Në gjuhën e tatuazheve, ekzistojnë lule shumë të kërkuara të cilat janë:

•    Amarili që do të thotë krenari
•    Anemona që simbolizon braktisjen
•    Hithra është simboli i ashpërsisë dhe xhelozisë
•    Krizantema do të thotë të kesh zemër të lirë
•    Dredhka kacavjerrëse është simbol i besnikërisë
•    Luledelet, margaritat janë pafajësi
•    Zymbylat simbolizojnë mirënjohje
•    Lulebora njihet si lulja e vdekjes
•    Tërfili është shenjë fati të mirë, sikurse edhe katërfili
•    Lulja e misrit është delikatesë, shpresë, ëmbëlsi
•    Zambakët janë besnikëri dhe pastërti
•    Dafina njihet si lavdi
•    Zambakët e ujit simbolizojnë bukuri që lind nga balta
•    Trëndafili i kuq është simbol i dashurisë
•    Murrizi - shpresë dhe zgjuarsi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat