Mos u shtir me një njeri empatik

Life style

Mos u shtir me një njeri empatik

Më: 6 shkurt 2021 Në ora: 15:15
Foto ilustrim

“Mos gënjeni”… e ndjen nëse e bëni”

Ndjeshmëria është aftësia për të ndjerë emocionet në mënyrë të menjëhershme, të identifikohesh me gjendjen shpirtërore të një personi tjetri, me ndjenjat e tij. Empatizëm për të deshifruar menjëherë emocionet e një tjetri pa vështirësi. Për këtë arsye, mos u shtir kurrë me një empatik, do të ishte e kotë.

Nuk mund ta gënjesh një person të tillë, ai është i ndjeshëm dhe, edhe nëse e fsheh, menjëherë e kupton gënjeshtrën. Kjo dhunti, sipas teorisë së shkruar në vitet ‘90 nga dy psikologët Salovey dhe Mayer, ndodh për shkak të një inteligjence të fortë emocionale, e cila lejon një empatik të menaxhojë informacionet në bazë të emocioneve të tyre dhe të tjerëve, duke e përdorur atë si një udhëzues për ndjenjat. Njerëzit me empati shpesh kanë role që lidhen me mësimdhënien, psikologjinë apo edhe artin në shoqëri.

Një empatik arrin pa vështirësi të lidhet me ndjenjat e një tjetri, përthith energjinë, dhembshurinë e tij, e dëgjon. Dëshiron lirinë, nuk i pëlqen kufizimet, është i ndjeshëm ndaj dhunës, mbi të gjitha është i sinqertë, dhe për këtë arsye, ai absolutisht nuk mund t’i durojë gënjeshtrat.

Një empatik do ta vërë re gjithmonë nëse gënjeni. E ka këtë artikulim sepse ndjen emocionet tuaja, ju lexon mendjen. Nuk mund t’i shpëtoni, dhe as të fshiheni pas një buzëqeshjeje të rreme: ai do ta ndjejë këtë falsitet që larg. Ai e ndjen trishtimin tuaj. Pavarësisht se sa herë përsërisni se çdo gjë është në rregull, ai do ta ndiejë pakënaqësinë tuaj të fshehur nën maskën tuaj të gëzimit. Bëhu gjithmonë transparent me të. Një person empatik gjithashtu mund të dëgjojë heshtjen, dhe e zbulon duke filtruar emocionet tuaja. Nuk ka nevojë të flisni. Atij i mjafton një vështrim që të kuptojë ankthin, mundimin tuaj. Thjesht ju sheh në sy për të kuptuar se çfarë ti provon.

Një person i ndjeshëm, e ndjen nëse nuk jeni “i vërtetë”.

Mos mendoni ta mbani të fshehur personalitetin tuaj, empatiku menjëherë do t’jua zbulojë defektet, por do të shohë gjithashtu tek ju, bukurinë që ju nuk arrini ta shihni te vetja, artikulacionin që ju dallon. Ndaj, le të përpiqemi të jemi gjithmonë të sinqertë dhe të qartë me një person empatik, kështu që do të kemi një aleat në anën tonë që do të na mbështesë në jetë, në administrimin e emocioneve tona. Së bashku me të, sigurisht që do të jemi gjithmonë të suksesshëm.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat