Nga tiganët që nuk ngjisin e deri tek thikat, ja çfarë që nuk duhet të fusni kurrë në makinën larëse të enëve

Life style

Nga tiganët që nuk ngjisin e deri tek thikat, ja çfarë që nuk duhet të fusni kurrë në makinën larëse të enëve

Më: 7 shkurt 2021 Në ora: 21:54
Foto ilustrim

Nëse mendoni se në makinën larëse të enëve mund të fusni gjithçka gjendet në kuzhinë e përdoret për të gatuar, gaboni! Vërtetë që kjo është një shpikje që u ka kursyer kohën e larjes së enëve sa e sa grave (e burrave) por duket se jo të gjitha materialet mund të lahen në këtë makineri.

Më poshtë do të listojmë të gjitha enët që nuk duhen futur në lavastovilje:.

Thikat profesionale do të prisheshin nën temperaturën e lartë të lavastoviljes për një kohë të gjatë. Sapo t’i keni larë me dorë thajini direkt, vetëm në këtë mënyrë do të parandaloni dëmtimin e tyre.

Tiganët që nuk ngjisin duhen pastruar me dorë dhe jo në makinën larëse pasi mund t’i dëmtohet shtresa që e bën tiganin jo ngjitës

Të gjitha gjerat prej druri me të cilat gatuani nuk mund të lahen në makinën elektrike.

Kristali
Mos rrezikoni të ciflosni enët e kristalta, kur fare mirë mund t’i lani vetë me dorë .

Enët e gizës do të dëmtohen nëse ju i fusni për t’i larë në lavastovilje.

Grirësja metalike e djathit
Enët prej bakri gjithashtu duhen larë me ujë të bollshëm me dorë dhe jo në makinën larëse.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat