Gjuha e dashurisë e të gjitha shenjave astrologjie – Si ta kuptoni se iu duan

Life style

Gjuha e dashurisë e të gjitha shenjave astrologjie – Si ta kuptoni se iu duan

Më: 9 shkurt 2021 Në ora: 13:51
Foto ilustrim

Gjithçka që duhet të dini për anën romantike të tyre.

Teksa dita e Shën Valentinit afrohet, të gjithë kanë nevojë të kuptojnë se cila shenjë e zodiakut mund të ketë ndjenja romantike për juve.

Nëse nuk jeni të sigurt nëse dikush ka pëlqim ndaj jush, atëherë të dini paksa për shenjën e tyre të horoskopi mund të iu ndihmoj.

Dashi

Kur bëhet fjalë për simpati, dashi po që bie lehtë. Ata dashurohen kokë e këmbë impulsivisht në personin e parë që i sfidon ata. Nëse ju po përshtateni, do ta dini menjëherë. Ata do të iu ndjekin pas dhe do të mundohen shumë të fitojnë dashurinë tuaj. Ata do të vënë nevojat tuaja të parat, dhe nuk do iu lënë vetëm kurrë.

Demi

Demi komunikon butë dhe ëmbël me personin që e duan. Ata do të bëjnë dhurata dhe lule vazhdimisht. Ata do të përpiqen të kalojnë kohë me juve dhe bëhen paksa xheloz kur e mendojnë se dikush tjetër ka vëmendjen tuaj. Mirëpo bëni kujdes, edhe miqtë dhe familja kanë rëndësi përpos të dashurit tuaj. Ata luajnë shumë me ndjenjat e të tjerëve dhe nuk janë serioz, por kur iu duan me të vërtetë, janë 100% të përkushtuar.

Binjakët

Nëse një binjak iu do, do të jenë shumë të emocionuar dhe të heshtur në prezencën tuaj. Ata do të iu ftojnë të kaloni kohë me miqtë e tyre dhe nuk do iu injorojnë para të tjerëve. Atyre iu pëlqen shumë të flasin, sidomos për veten. Nëse ata iu duan vërtetë, do të iu kushtojnë vëmendje dhe do të flasin edhe për juve.

Gaforrja

Gaforrja zakonisht e merr në dorë të gjithë situatën kur bëhet fjalë për romancë. Ata janë të turpshëm në fillim, mirëpo sapo të filloni të dilni së bashku do të jenë vetvetja. Ata nuk do iu lëshojnë kurrë, edhe nëse keni grindje. Nëse ata iu njoftojnë me familjen, atëherë ata iu duan me të vërtetë.

Luani

Ata zakonisht janë të zjarrtë dhe nuk kanë frikë nga asgjë, por në prezencën tuaj do të skuqen. Ata janë shumë bujarë dhe romantik, nëse iu duan, do të iu mbulojnë në dhurata, shkruan lajmi.net. Kur ata janë serioz në lidhje, do të publikojnë foto tuajat në rrjete sociale dhe do të përpiqen t’i tregojnë gjithë botës se sa të mirë jeni.

Virgjëresha

Nëse nuk keni të njëjtin nivel të intelektit, ata nuk do të iu duan kurrë. Ata kritikojnë shumë, por jo për të bërë të ndihesh keq, por sepse iu duan. Nëse iu komplimentojnë nga hiqi, dhe hapen me juve për çdo gjë, ata iu duan me të vërtetë.

Peshorja

Peshorja beson në dashurinë në shikim të parë, dhe do të jetë shumë e qartë nëse ata fillojnë të iu pëlqejnë. Ata pëlqejë të japin komplimente dhe do iu bëjnë të ndjeheni si personi më i rëndësishëm në jetën e tyre. Peshoret janë të drejtpërdrejtë dhe nëse iu duan me të vërtetë nuk kanë frikë të ua thonë.

Akrepi

Ata do të kalojnë ditë të tëra duke biseduar tema të thella me ty, shkruan lajmi.net. Do të flisni tema nga më të ndryshmet, nga ndryshimet klimatike deri te cila është shija e preferuar e akullores. Ata do të përgjigjen menjëherë, dhe nuk janë të turpshëm kur bëhet fjalë për tu larguar nga njerëzit që nuk iu pëlqejnë. Ata i mbrojnë shumë personat që i duan. Nëse iu besojnë plotësisht, ata iu duan me zemër.

Shigjetari

Ata tërhiqen nga njerëzit që iu sfidojnë mendjen dhe zemrën. Ata do të përpiqen të sfidojnë pikëpamjet e personave që i admirojnë dhe duan. Ata nuk mbajnë asgjë brenda, ju do të dini se çfarë mendojnë edhe nëse ajo iu lëndon. Ata janë shpirtra të lirë, dhe është e vështirë të përkushtohen në lidhje, por kur përkushtohen, nuk do të iu lëshojnë kurrë.

Bricjapi

Bricjapi duhet të respektoj një person para se ta pëlqejnë atë, nëse jeni i të njëjtit nivel të intelektit, ata do të iu mbështesin emocionalisht dhe mentalisht. Ata janë shumë të fokusuar në karrierë dhe shkollë, nëse ata nisin të iu japin këshilla profesionale, ata iu pëlqejnë shumë. Nëse lidhje është e sinqertë, ata do të flasin për juve para të gjithë miqve dhe do të iu lavdërojnë shumë, shkruan lajmi.net.

Ujori

Fatkeqësisht, ujori është shumë i papjekur kur bëhet fjalë për dashuri. Ata do të bëjnë sikur ju nuk ekzistoni, mirëpo do të jenë vazhdimisht duke iu përcjellë në rrjete sociale. Nëse ata iu duan, do të dëshirojnë të jenë pjesë e jetës tuaj në çdo formë.

Peshqit

Ata e dinë menjëherë se kush iu pëlqen dhe janë shumë romantik. Do të kenë dëshirë të flasin në telefon me juve dhe do të kenë krijuar një botë të tërë imagjinare ku ju të dy jetoni të lumtur. Do e dini se është lidhje serioze kur ata qëndrojnë pran jush dhe nuk iu largojnë nga vetja. Ata mund të shohin një shpirt të butë më mirë se askush tjetër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat