Dollapi i këpucëve

Life style

Dollapi i këpucëve

Më: 9 shkurt 2021 Në ora: 17:17
Foto ilustrim

Këpucët janë ndër aksesorët më të dëshiruar dhe admiruar nga gratë. Nuk lodhemi kurrë duke blerë të reja. Me taka të larta për mbrëmjet dhe ato të sheshta për ditët e zakonshme. Sa mirë që kemi kaq shumë këpucë, po pastaj ku do t’i vendosim?

Shikoni disa nga dollapët e këpucëve të dizenjuara nga stilistët.

“Space di Arredaclick” Ky dollap këpucësh është shumë interesant dhe komod, falë gjerësisë  së tij 50 cm ai mund të përshtatet në hapësirat e shtëpisë dhe të vendosim disa palë këpucë. Ngjyrën e dollapit e zgjedhim sipas dëshirës.

“Plisado” Nga Karl Andersson dhe Soner. Plisado është e lehtë, prej cope dhe spostohet shumë thjeshtë. Është dizenjuar jo vetëm për të mbajtur shapka dhe këpucë por gjithçka, që nga çorapet, postën, gazetat etj.

“Kutitë” Kutitë, janë tendenca e fundit e dollapëve të këpucëve të cilat zënë hapësirat e dyerve dhe mureve të shtëpisë. Janë të përshtatshme për të futur këpucë dhe çizme edhe të numrave të mëdhenj. Nga jashtë këto kuti mund të lyhen sipas dëshirës duke formuar edhe dizajne të ndryshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat