Mirënjohje për bashkëshortin e mirë!

Life style

Mirënjohje për bashkëshortin e mirë!

Më: 9 shkurt 2021 Në ora: 20:02
Foto ilustrim

Në një kohë kur burrat janë në shënjestër për shkak të trajtimit që paraardhësit tanë kanë pasur ndaj femrave, sikur harrohet të diskutohet se sa në fakt të mirë janë disa/shumica prej tyre.

Prandaj, për çdo ditë t’i falënderohemi Zotit për bashkëshortët e mirë, falë mirësisë së të cilëve edhe ne bëhemi versioni më i mirë i vetes; për bashkëshortët e mirë të cilët na duan dhe nuk ka ditë që nuk e ndjejmë dashurinë e tyre; për bashkëshortët e mirë të cilët na respektojne dhe asnjëherë nga ta nuk jemi ndjerë si më pak të mira, më pak të afta, më pak të zonja.. përkundrazi.. janë aty për të na mbështetur e inkurajuar për të arritur qëllimet që i kemi vendosur në jetë.

Për ata të cilët pasi na kanë pyetur se “Çka po t’do zemra me hangër”, kurrë nuk vijnë në shtëpi duarbosh dhe mbushin me këtë frigoriferët, shtëpitë e zemrat e tona; për ata të cilët edhepse të lodhur nga puna, kur ke nevojë për ndihmë, me vetëdijen se është dhe shtëpia e tyre, marrin dhe leckën për të pastruar, ndihmojnë për të gatuar apo dhe vendosin apo heqin rrobat nga lavatriçja.

Për ata të cilët ndihmojnë me fëmijët dhe nuk të lënë të heqësh barrën e vetme. Për ata të cilët na qëndrojnë mbi kokë kur jemi të sëmura dhe nuk janë mirë derisa ne nuk bëhemi mirë. E shumë e shumë gjëra tjera të cilat tani nuk më bien ndërmend.. Prandaj le të jetë kjo mirënjohje për bashkëshortët e mirë, me të cilët ndajmë gëzimet, hidhërimet, sukseset, dështimet, shëndetin e sëmundjen… e jetën… dhe që falë tyre, kjo jetë është zbukuar.. është shtuar.. është plotësuar.. sepse hynë në jetë e na u bënë jetë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat