Prindër, ja pse nuk duhet tjua plotësoni të gjithë dëshirat fëmijëve!

Life style

Prindër, ja pse nuk duhet tjua plotësoni të gjithë dëshirat fëmijëve!

Më: 10 shkurt 2021 Në ora: 22:59
Ilustrim

Ndonjëherë mund të duket se ti japësh fëmijëve atë që duan sa herë që duan është gjëja më e lehtë për të bërë megjithatë, është e kundërta.

Nga lind nevoja për t’u dhënë fëmijëve gjithçka që ata kërkojnë? Në përgjithësi, prindërit që kanë tendencë t’u japin fëmijëve të tyre gjithçka që duan, e bëjnë këtë për arsye që lidhen me fajin dhe mungesën e kohës së mjaftueshme për t’u kushtuar atyre.

Frustrimi dhe toleranca e ulët ndaj tij. Kur fëmijët marrin gjithçka që duan vetëm duke e kërkuar, ata nuk e kuptojnë kuptimin e fjalës “jo”. Kur fëmijëve u thuhet “jo”. Nëse ata nuk e dinë se çfarë do të thotë të marrësh “jo” për një përgjigje, në të ardhmen, kur të rriten nuk do të kenë mësuar se do të kenë shumë dyer që mund tu mbyllen apo njerëz që nuk do të jenë të gatshëm t’i ndihmojnë dhe në ato raste, zhgënjimi i tyre do të shumëfishohet.

Ata nuk do ta dinë vlerën e punës dhe përpjekjes. Nëse në çdo kohë, në çdo situatë dhe në çdo rast, fëmijët marrin atë që duan pa asnjë vështirësi, atyre nuk u mësohet rëndësia e përpjekjes dhe punës për të marrë atë që duan.

Ata mund të zhvillojnë ankth. Nëse fëmijët marrin çdo gjë kur e duan, atëherë ata nuk po mësojnë vlerën themelore të durimit dhe pritjes. Kjo është arsyeja pse, kur gjërat nuk shkojnë siç kanë planifikuar dhe kur nuk marrin atë që kërkojnë pikërisht në atë moment, mund të shfaqet ankthi.

Zhvillimi i një personaliteti intolerant. Nëse fëmijët e marrin gjithnjë atë që kërkojnë në moshë më të rritur ata rrezikojnë të zhvillojnë një personalitet intolerant. Kjo pasi ata nuk do të jenë në gjendje të trajtojnë zhgënjimin e tyre dhe nuk do të tolerojnë që të refuzohen.

Varësia. Duke pasur gjithnjë prindër që mund t’i plotësojnë atyre çdo dëshirë apo kërkese atë herë këta fëmijë edhe kur të rriten rrezikojnë të bëhen të varur nga prindërit e tyre duke mos bërë as përpjekjen më të vogël për të i arritur vetë ato dëshira dhe kërkesa.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat