Shitet për 6 mijë euro bluza më e shëmtuar në botë

Life style

Shitet për 6 mijë euro bluza më e shëmtuar në botë

Më: 11 shkurt 2021 Në ora: 00:03
Foto ilustrim

Louis Vuitton është bërë objekt talljeje, pasi ka nxjerrë në shitje, për rreth 6.000 euro, një bluzë të mbuluar me kukulla.

Bluza ka të ngjitura 14 kukulla, ku përfshihen një bretkosë, një panda dhe një oktapod.

Shumë persona shkruan komente tallëse në faqen e markës së modës.

“Më në fund, një mënyrë për të futur në punë lodrat e vjetra që kam në shtëpi”, “Dhe thonë që e ka fajin Covid-19 për humbjen e shijes…” apo “Kjo është bluza më e shëmtuar në botë”, ishin disa nga komentet, shkruan a2news.

Louis Vuitton është një prej markave më të njohura të modës në botë.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat