Cila është mosha ideale për t’i hequr pelenat fëmijëve?

Life style

Cila është mosha ideale për t’i hequr pelenat fëmijëve?

Më: 11 shkurt 2021 Në ora: 10:17
Foto ilustrim

Kalimi nga veshja e pekenave në përdorimin e tualetit është një moment shumë i rëndësishëm dhe shumë i vështirë për fëmijën. Shumica e fëmijëvë e ndalojnë përdorimin e pelenave midis moshës 18 – 30 muajsh, por kjo gjë sigurisht që varet nga fëmijët. Disa fëmijë i heqin plotësisht pelenat pas moshës 4 vjeçare.

Koha për heqjen e pelenave është e ndryshme për çdo fëmijë dhe sipas studimeve të ndryshme trajnimi për të përdorur tualetin shumë herët ose shumë vonë mund të çojë në regres ose vonesa.

Megjithatë, shumica e fëmijëve janë fizikisht dhe emocionalisht gati për të hequr pelenën midis moshës 18-24 muaj.

Kur duhet të filloni trajnimin e heqjes së pelenave me fëmijën?

Për të ditur nëse është koha të ndaloni përdorimin e pelenave dhe të filloni trajnimin e tualetit, kërkoni shenja të gatishmërisë tek fëmija juaj, duke përfshirë:

Aftësinë për të ndjekur udhëzime të thjeshta
Nëse e mban pelenën e thatë rreth 2 orë
Shfaqja e interesit të fëmijës për të përdorur tualetin
Kur fëmija kërkon që t’i ndërrohet pelena e pisët
Lëvizjet e rregullta të zorrëve etj .

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat