Nuk i keni blerë dhuratë shën valentini gruas? Epo ja 10 sugjerime që do iu shpëtojnë

Life style

Nuk i keni blerë dhuratë shën valentini gruas? Epo ja 10 sugjerime që do iu shpëtojnë

Më: 14 shkurt 2021 Në ora: 11:28
Foto ilustrim

Të gjithë mund të harrojnë ndonjë herë, por nuk do të thotë të dorëzoheni.

Të gjithëve iu ndodhë ndonjëherë, të harrosh një datë të rëndësishme. Sidomos kur jeni i zënë me punë, mund të iu ketë dalë plotësisht nga mendja.

Por mos u dëshpëroni! Ne jemi këtu, për t iu ndihmuar në këto kohë të vështira.

Gjëra që mund t’i blini gruas apo të dashurës janë të shumta, dhe disa kërkojnë kohë, mirëpo disa janë mjaftë të thjeshta dhe të shpejta.

Më poshtë keni 10 sugjerime për dhurata që mund të bëni për gruan ose të dashurën:

E para, sigurisht, është klasikja: Buqetë me trëndafila

Filxhan i personalizuar me fotografi tuajën

Album me fotografi tuajat

Kavanoz me 100 arsyet pse e doni atë

Kuti plotë e përplot me çokollata

Bizhuteri të bukura në formë zemre

Parfumin e saj të preferuar

Giftcard për në dyqanin e saj të preferuar

Një libër romantik

Darkë romantike në shtëpi

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat