7 objeket që vendosin në rrezik jetën e kafshëve shtëpiake

Life style

7 objeket që vendosin në rrezik jetën e kafshëve shtëpiake

Më: 14 shkurt 2021 Në ora: 15:41
Foto ilustrim

Të bashkëjetosh me një katërputrak nuk është aq e lehtë sa mendoni. Nuk mund të luani me ta vetëm për pak minuta e më pas t’i lini në shtëpi të rriten e të kujdesen vetë për veten sikur të ishin njerëz. Ata duan vëmendjen e kujdesin tonë gjatë gjithë ditës, ndaj nëse nuk mundeni të jeni të përkushtuar ndaj tyre, më mirë mos merrni fare një qenush apo një mace në shtëpi. Nëse ju e keni pranuar një sfidë të tillë dhe keni një leshator të bukur në shtëpi, duhet të dini se disa objekte rreth tyre mund të vendosin në rrezik jetën e tyre.

Është detyra juaj t’i mbani të sigurtë dhe larg këtyre objekteve.

Zambakë
Këto lule të bukura e me aromë të mirë mund të dëmtojnë veshkat e maceve dhe shkaktojnë probleme me zemrën si tek macet ashtu edhe qentë. Bimë të tjera toksike janë azaleas, mistletoe dhe philodendron.
Ilaçet
Formulat e medikamenteve të ndryshme mund të jenë në dobi të shëndetit të njerëzve por janë toksike për kafshët.
Kockat
Edhe pse kockat e lëna për kafshët mund të shihen si një trajtim apo “marrje me të mira” këto të fundit janë jo pak të rrezikshme për kafshët tuaja. Nëse kafshët tuaja gjenden vetëm në shtëpi e dëshirojnë të përtypin kockat e këna nga ju, nëse një e tillë i kalon keq ju nuk jeni aty për t’i ndihmuar. Më mirë lijini lodra plastike apo kocka prej lodre që të mund të argëtohen .
Cokollate
Jo vetëm çokollata por edhe ëmbëlsirat e tjera mund të vendosin në rrezik kafshët tuaja pasi shkaktojnë verbim tek katërputrakët.
Fijet dentare
Ky material është i lehtë për t’u gëlltitur dhe kur kjo ndodh, është shumë e rrezikshme, pasi shkakton bllokim të zorrëve mbytje
Bateritë
Nëse qeni apo macja juaj kafshon një bateri, kjo mund t’i shkaktojë uleçer në gojë , ezofag ose stomak.
Duhani
Gëlltitja e nikotinës mund të çojë në të vjella, dridhje, kolapsi dhe vdekje tek kafshët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat