Ku t'i gjejmë ekstraktet e bimëve, algave e frutave për një lëkurë për një lëkurë që s'plaket kurrë

Life style

Ku t'i gjejmë ekstraktet e bimëve, algave e frutave për një lëkurë për një lëkurë që s'plaket kurrë

Më: 21 shkurt 2021 Në ora: 18:21
Foto ilustrim

Pse është kaq e rëndësishme të bësh zgjedhjen e duhur për sa i takon produkteve të kujdesit të lëkurës?

Produktet kozmetike natyrale sot mund të  gjenden kudo në supermarket apo farmaci, por ajo ç‘ka bën diferencën nuk është vetëm fakti që janë bimore , por është kombinimi i duhur i ekstrakteve dhe ingredientëve të ndryshëm për të përfituar një formulë efektive. Produkte natyrale të pacertifikuara sot mund të shfaqin probleme në vend që ti rregullojnë ato. Zgjedhja e  brandit dhe kompanisë prodhuese ka jashtëzakonisht shumë rëndësi.

Ja 5 arsye pse duhet të aplikoni në lëkurë, produkte organike të certifikuara nga agjencitë më të mira ndërkombëtare të kontrollit të cilësisë. Po ju prezantojmë një linjë të përdorur gjerësisht nga të famshmit britanikë.

THE ORGANIC PHARMACY- Kjo linjë së fundmi e gjetur edhe në farmacitë shqiptare prodhohet vetëm në Londër dhe është jo vetëm një linjë kozmetike me bazë organike, por  formulat e saj janë provuar gjithashtu për trajtimin e problematikave dermatologjike të lëkurës.

1. FORMULA TË PËRFITUARA  NGA NËNA NATYRE

The Organic Pharmacy ka origjinë nga lulet, bimët, algat ,frutat dhe si e tillë nuk përmban kimikate si parabenë, silikone, ngjyrues artificiale kimik apo parfume artificiale me krem që  të mund të jenë burim alergjish ose dëmesh të tjera shëndetësore.

2. PRODUKTE ORGANIKE NË HARMONI ME LËKURËN

Formulat e “The Organic Pharmacy” adaptohen shumë mirë me lëkurën falë përmbajtjes së tyre të ngjashme me përbërësit që ndodhen në qelizat tona të trupit. Rekomandohen sidomos për lëkurat e ndjeshme, alergjike të cilat kanë tendencë të skuqen shpejt. Në rast irritimesh apo ekzemash të lëkurës, ju këshillojmë të aplikoni pomada me bazë vegjetale po të kësaj linje të cilat nuk përmbajnë kortizon.

3. FORMULA SHUMË TË PASURA ME BIMË TË VEÇANTA

Kombinimi i ekstrakteve me të çmuara tw natyrës si Gutu kola, Centela, Ginseng, Manuka, kalendula, Tea tre oil etj. e bëjnë “The Organic Pharmacy”një zgjedhje perfekte për çdo tip lëkure apo problematike përfshirë lëkurat e yndyrshme, me akne, lëkurat e thata e shumë të thata, duke e pasuruar me elementë të veçantë që rrallë i gjejmë në jetën e përditshme.

4. NGADALËSIM I PROCESIT TË PLAKJES SË LËKURËS

Duke e pasuruar lëkurën me elementë me përqendrime të larta të përzgjedhur, lëkura nxit rigjenerimin qelizor duke ngadalësuar procesin e plakjes dhe formimit të rrudhave. Një ndihmë shumë të madhe i japin edhe antioksidantët e përfituar nga bimët e ndryshme të gjendura në formulat e kësaj linje londineze, të cilat në çdo ditë aplikimi i ofrojnë detoks lëkurës për t‘i dhënë shkëlqim natyral dhe freski.

5. KUJDES PËR ÇDO MOSHË DHE GJINI

Çdokush mund ta gjejë veten tek kjo linjë bimore farmaceutike pasi ofron gamë të gjerë vitaminash, suplementesh dhe kremrash me kombinime fitoelementesh dhe mineralesh nga të gjitha kontinentet e globit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat