Muaji i peshqve – Çfarë thotë astrologjia për muajin tuaj

Life style

Muaji i peshqve – Çfarë thotë astrologjia për muajin tuaj

Më: 22 shkurt 2021 Në ora: 16:37
Foto ilustrim

Secila shenjë ndikohet nga sezoni i shenjave, veçanërisht shenja përkatëse.

Gjatë secilit ndërrim të shenjës, të gjitha shenjat do të ndikohen nga sezoni i secilës shenjë, shkruan lajmi.net.

Mirëpo ky muaj mund të jetë më pak i preferuari për të gjithë. Nga 19 shkurti deri më 20 mars, në horizont është shenja e peshqve, që janë të njohur për ndjeshmërinë e tyre.

Të gjitha shenjat do të ndikohen, veçanërisht peshqit. Është e rëndësishme të përqendroheni tek pikat tuaja të forta, si përkushtimi, arti, intuita, butësia, zgjuarsia etj.

Përpiquni të punon më shumë me dobësitë tuaja, sepse ato do të jenë më të dukshme gjatë këtij muaji.

Dobësitë tuaja janë frika, besimi i tepërt, trishtimi, dëshira të arratiseni nga realiteti dhe viktimizimi.

Kaloni më shumë kohë duke bërë gjërat që iu pëlqejnë, kaloni kohë vetë, flini mjaftueshëm, dëgjoni muzikë, bëni dush të gjatë dhe të ftohtë, sepse vetëm aty peshqit janë vetja, në elementin e tyre.

Përballuni me të gjitha gjërat që iu irritojnë, pranoni kritika, harroni të kaluarën dhe vazhdoni të jeni zemërmirë si gjithmonë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat