Vishni këtë ngjyrë të rrobave, që të shmangni virusin

Life style

Vishni këtë ngjyrë të rrobave, që të shmangni virusin

Më: 24 shkurt 2021 Në ora: 15:24
Foto ilustrim

Shkencëtarët kanë gjetur se në rrobat e zakonshme që veshim virusi zakonisht mbijeton deri në 3 ditë.

Një studim i bërë nga Unversiteti De Montfort, janë testuar modele të koronavirusit në poliester, polikoton dhe 100% pambuk.

Rezultatet treguan se poliesteri është materiali që na rrezikon më së shumti nga infektimi me koronavirus.

Mikrobiologjistja Katie Laird, që e drejtoi studimin, tha se materialet që vishen më së shumti nga stafi mjekësorë janë të bëra nga poliesteri, duke rritur rrezikun e transmetimit.

Studimi tregoi se grimcat e virusit hynë thellë në material dhe virusi mbijeton aty për 72 orë.

Ndërsa në material 100% pambuk, virusi jetoi deri në 24 orë. Materiali polikoton e lejoi mbijetesën e virusit për vetëm 6 orë para se të ndalonte aktivitetin.

Kur pandemia filloi, nuk ishte aspak e qartë se sa kohë mund të mbijetoj virusi në rroba. Deri më tani janë bërë shumë studime, mirëpo përgjigjet kanë qenë shumë labile.

Mirëpo tani besohet që ky studim është më i sigurt se të tjerët, sepse ka qenë i përqendruar në mbijetesën e koronavirusit në rroba, ndërsa studimet e tjera kanë qenë më të gjera, pra në sipërfaqe, rroba, objekte etj.

Këto tre materiale ishin qendra e studimit për shkak se janë tre materialet që përdoren më së shumëti në prodhimin e veshmbathjeve.

Gjithashtu, studimi u përqendrua edhe në gjetjen e një mënyre për të eliminuar virusin nga rrobat e përditshme.

Nga ato që janë të bëra nga 100% pambuk, virusi u eliminua kur u përdor detergjent në larjen e tyre, dhe temperaturë e larjes së rrobave më e lartë se 67 gradë celsius.

Ky studim gjithashtu sugjeroi se zgjedhja më e mirë për shmangien e shpërndarjes së virusit nga stafi mjekësorë është që të lajnë veshjet e tyre në spitale, në mënyrë që të mos e bartin virusin në vende të tjera.

Gjithashtu, me këtë studim, ekspertët po sugjerojnë veshjen e rrobave të bardha, të cilat mund të lahen në temperatura më të larta për të eliminuar virusin, pa dëmtuar rrobat.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat