15 shenja që tregojnë se keni një prind abuziv, por nuk e keni ditur!

Life style

15 shenja që tregojnë se keni një prind abuziv, por nuk e keni ditur!

Më: 24 shkurt 2021 Në ora: 18:29
Ilustrim

Të rritesh me një prind emocionalisht abuziv mund të jetë konfuze. Kur e kupton këtë, mund të ndryshojë mënyra e interpretimit të të gjitha kujtimeve të fëmjërisë.

“Abuzimi emocional përdoret shpesh në vend të termit “abuzim psikologjik”, thotë për Bustle, Carolyn Cole, psikologe. “Abuzimi emocional është abuzimi i dikujt në mënyra që mund të shihen si traumatike. Mund t’ju bëjë të ndiheni sikur jeni më pak të vlefshëm ose jo mjaftueshëm të mirë.”

6 ekspertë tregojnë disa nga shenjat që mund të jenë tregues i një prindi abuziv:

1. Kanë patur luhatje të shpeshta humori. Ky nivel stresi gjatë rritjes mund të sjellë ndryshime në tru dhe trup, që mund të kenë efekte afatgjata në shëndet.

2. Kanë qenë shumë kritikë dhe negativë kundrejt jush. Si rezultat, mund ta keni të vështirë t’i flisni vetes në një mënyrë që s’është negative.

3. Kanë injoruar emocionet e tyre. Për shembull, nëse ti iu thua prindërve se ke menduar të lëndosh veten, ata të thonë se po e bën për vëmendje.

4. Kanë qenë pasivo-agresivë: Në përgjithësi, por edhe me njëri-tjetrin, si çift.

5. Kanë qenë më shumë seç duhet në ankth. Nëse një prind duket në ankth dhe i kërkon gjatë gjithë kohës ndihmë fëmijëve, gjasat janë që fëmija të rritet me një pjesë të atij ankthi.

6. Ju fajësonin ju shpesh dhe ndonjëherë, pa arsye. Sa faje mund të ketë një fëmijë?

7. Ju kanë injoruar për shumë gjatë në formë “dënimi”.

8. Kanë qenë të pranishëm fizikisht, por jo emocionalisht.

9. Ishin më të përfshirë seç duhet në jetën tënde private. Për shembull: Kontrollonin ditarin tënd, rrjetet sociale, email-et, gjithçka.

10. Ti fajëson veten për sjelljen e keqe të njerëzve të tjerë.

11. Sheh që ke sjellje vetë-shkatërruese (seks i rrezikshën, lëndim i vetes etj).

12. Thellë thellë, ndjen zemërim kundrejt prindërve të tu.

13. Ende ke frikë nga reagimi i prindërve për pjesën më të madhe të vendimeve të tua.

14. Përpiqesh t’i menaxhosh ti emocionet e prindërve, edhe pse kjo është punë e tyre.

15. Je në një marrëdhënie toksike: “Shpesh zgjedhim partnerë që na bëjnë të ndihemi familiarë me ta”, shprehet Tom Bruett, psikolog. “Sigurisht, që mund ta thyejmë ciklin, por hapi i parë është ta vëmë re atë.”

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat