Mos e vini alarmin në celular, këto janë pasojat që sjell ai

Life style

Mos e vini alarmin në celular, këto janë pasojat që sjell ai

Më: 28 shkurt 2021 Në ora: 11:55
Foto ilustrim

Kujdes! Mund të jetë shumë e rrezikshme për juve…

Një mjet i pandashëm në jetët tona është bërë padyshim telefoni celular. Ne po i përdorim ato aq shpesh sa duket e paimagjinueshme të jetojmë pa një të tillë.

Ai shërben gjithashtu edhe për të zëvendësuar orën-alarm.

Vendosja e alarmit në celular është një veprim që pothuajse të gjithë e bëjmë, por në fakt ky veprim mund të sjellë pasoja negative.

Po ju rendisim disa nga arsyet pse është e domosdoshme të zëvendësoni alarmin e smartphone-it tuaj më një të vërtetë.

1.Çrregullon rutinën tuaj në mëngjes

Sapo të merrni celularin në mëngjes, mund të duket e vështirë t’i shmangeni kontrollit të mesazheve në telefonin tuaj.

Kjo do të ju marrë më shumë kohë sesa e kishit planifikuar, duke mos i lënë kohë rutinave tuaja të mëngjesit që janë vërtetë të rëndësishme për të mbajtur veten në formë të mirë.

2. Është më i  vështirë për t’u dëgjuar

Alarmi në telefonin tuaj nuk ka një ton aq të lartë sa një alarm i vërtetë dhe në këtë mënyrë mund të ndodhë që ju të humbisni zilen e tij.

Ne jemi mësuar me tingujt që telefonat tanë prodhojnë gjatë ditës, kështu që një alarm i tillë mund të jetë jo efektiv për të na zgjuar nga një gjumë i thellë.

3. Bateria e telefonit ka gjasa të shkarkohet

Alarmet në telefon nuk do të funksionojnë nëse bateria e telefonit shkarkohet. Nëse nuk doni të vonoheni për diçka të rëndësishme, më mirë përdorni një alarm të vërtetë.

Edhe nëse ju bëni më të mirën ta mbani baterinë e telefonit tuaj të karikuar, mund të mos e vini re se bateria e telefonit tuaj po shkarikohet përpara se ju të shkoni për të fjetur.

Po ju a përdorni një alarm telefoni apo një të vërtetë?

4. Dëmton gjumin tuaj

Para se të flemë, shpenzojmë mjaft kohë në smartphone-t tanë duke vizituar faqet e internetit apo për të kryer detyrat tona.

Kjo, jo vetëm që do të reduktojë sasinë e gjumit tuaj, por drita blu e telefonit mund  të sjellë çrregullime në gjumin tuaj.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat