A mund t'i humbni kilet e tepërta me anë të një spreji të hundës?

Life style

A mund t'i humbni kilet e tepërta me anë të një spreji të hundës?

Më: 28 shkurt 2021 Në ora: 16:48
Foto ilustrim

Oksitocina është një hormon i cili natyrshëm gjendet në organizmin tonë dhe lirohet gjatë marrëdhënieve seksuale dhe gjatë lindjes së fëmijëve.

Ai është përgjegjës për ndjenjat e lidhjes shoqërore, dashuri dhe për mirëqenie. Meshkujve të cilëve iu është dhënë sprej nazal (i hundës) me oksitocinë, është parë se kanë ngrënë mesatarisht 122 kalori më pak dhe mesatarisht 9 gramë yndyrë më pak.

Ky sprej, përpos kësaj, e rrit edhe përdorimin e dhjamit nga organizmi, për ta prodhuar energjinë, pa pasur asnjë efekt të padëshirueshëm. Duhet të bëhen studime shtesë, për të parë se si arrihet deri te ky efekt, por shkencëtarët tanimë janë të mahnitur.

Oksitocina është parë se ndihmon edhe njerëzit me turp të madh, që ta tejkalojnë turpin. A d.m.th. kjo se tani duhet t'i harrojmë sallatat e pafundme dhe ushtrimet e mërzitshme? Do ta dëshmojë koha më së miri, sikur edhe në rastet e tjera.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat